Pas rastit të Jetnor Zhabolit, i cili mbante të mbyllur në banesë dhe monitoronte me kamera familjarët e tij, një tjetër rast i ngjashëm është zbuluar në Tiranë.
Në pranga ka rënë 34-vjeçari Asqeri Mandri, i cili kishte montuar kamera sigurie në çdo dhomë të banesës, për të parë lëvizjet e bashkëshortes së tij.
Mësohet se në këtë rast ka qenë vetë bashkëshortja ajo që më në fund ka denoncuar dhunën dhe izolimin.
Çifti janë prindër të katër fëmijëve, ndërsa raportohet se Mandri kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania.
Policia njoftoi më herët se 34-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë në banesë.