Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Mamurras, ku për pasojë mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetarë.
Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar që të ndalojnë mjetin e autorëve.
Autorët nuk i janë bindur urdhrit për kontroll dhe fillimisht ka pasur konflikt verbal mes palëve. Ndërkohë që më vonë kanë qëlluar, duke lënë për pasojë të plagosur 2 policët dhe një qytetar.
Sipas të dhënave autoret janë identifikuar, por emrat nuk bëhen ende të ditur.
Forcat RENEA janë në terren dhe po punojnë për kapjen e autorëve./Opinion.al