Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje rrënqethëse/ Xhuliana Cuni shkonte në provimin e maturës, e kishte denoncuar 4 herë vrasësin Xhafer Mata

2018/06/08 at 3:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje rrënqethëse/ Xhuliana Cuni shkonte në provimin e maturës, e kishte denoncuar 4 herë vrasësin Xhafer Mata

Xhuliana Cuni ishte maturante në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ajo kishte dalë në orën 08:00 për të shkuar në provimin e maturës së Gjuhë-Letersisë. Vetëm pak metra larg shtëpisë së saj në zonën e “Don Boskos”, i kishte zënë pritë Xhafer Mata, 31 vjec me origjinë nga Kukësi dhe me banim në “Don Bosko”, Tiranë. Ai ka debatuar për pak minuta me 19-vjecaren dhe më pas e ka qëlluar me pistoletë pas shpine.


Ngjarja ka ndodhur në trotuar në rrugën kryesore të “Don Boskos” dhe është parë nga kalimtarë të rastit dhe kliente të një bar-kafeje përbri rrugës. Sipas dëshmitarëve, 31 vjecari pasi e ka parë se është gjallë është rikthyer dhe e ka qëlluar sërish derisa e reja ka dhënë shpirt. Më pas ai ai ka dalë në anën tjetër të rrugës ka qendruar mes pemëve dhe është degjuar krisma e tretë. Ai kishte qëlluar veten me pistoletë në kokë, ndërsa vdiq një orë më pas në spital.

Asnjë prej të afërmeve të tyre nuk ka folur deri më tani për krimin e rëndë që në media cilësohet “krim pasioni”.

Shtëpitë e dy viktimave janë fare pranë njëri-tjetrit. Prej më shumë se 5 muajsh nga tetori e deri në fund të shkurit 2018, e ndjera Xhuljeta Çuni punonte në një market në “Don Bosko”.
Kastrioti pronari i subjektit privat pohoi jashtë kamerave se, 19 vjeçarja i kishte kërkuar që të largohej nga puna, pasi duhet të mësonte për provimet e matures. Por ai shtoi se këtë të hënë gjimanzistja e shkollës “Qemal Stafa” i kishte kërkuar që të rikthehej përsëri në punë, pasi të kishte mbyllur provimet maturës.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor pohohet se, 31-vjeçari Xhafer Mata ishte divorcuar në janar të vitit 2018 nga bashkëshortja, ndërsa ka dhe një fëmijë të vogël 1 vjeç. Sipas publikimeve që vetë ai ka bërë në rrjetet sociale, ishte diplomuar në prill të këtij viti në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për Logjistikë Prodhim. Por fqinjët e tij kanë treguar se Mata punonte si mekanik në një autoservis jo larg shtëpisë së tij.

Sakaq nuk dihet saktë nëse Xhuliana dhe Xhaferi kishin konsumuar një lidhje intime mes tyre, apo ka qenë thjesht fiksimi i tij për vajzën 12 vite më të re që i mori jetën. Sipas fqinjëve ai e ndalonte çdo ditë në rrugë, pasi ajo kohët e fundit nuk kishte pranuar të shoqërohej më me 31 vjecarin. Po kështu burime të sigurta nga policia thanë se Xhuliana kishte denoncuar 4 herë në polici për përndjekjen që i bënte 31 vjecari nga Kukësi. Ai kishte premtuar se nuk e bezdiste më dhe policia e kishte lënë të lirë, duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e tragjedisë. /Opinion.al

*Pamje nga vendi i ngjarjes:

Etiketa: tiraneVRASJE E DYFISHTExhafer mataxhuliana cuni


Ju sugjerojmë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

13 Korrik, 2025 6:07 pm
“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
Aktualitet

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

13 Korrik, 2025 5:33 pm
Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
Aktualitet

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

13 Korrik, 2025 5:06 pm
Para
Në këto 6 shtete ndalohen puthjet në publik, mund të rrezikoni dënime të rënda

Në këto 6 shtete ndalohen puthjet në publik, mund të rrezikoni dënime të rënda

Pamje tronditëse nga vrasja për pasion në ‘Don Bosko’, Xhafer Mata me pistoletë në dorë pasi vrau 19-vjeçaren

Pamje tronditëse nga vrasja për pasion në 'Don Bosko', Xhafer Mata me pistoletë në dorë pasi vrau 19-vjeçaren

Ky është veprimi që bëjnë femrat çdo ditë, por rrezikon t’i ndajë nga partneri

Ky është veprimi që bëjnë femrat çdo ditë, por rrezikon t’i ndajë nga partneri
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com