Prej 1 orë e 30 minuta ish-ministri Saimir Tahiri ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku po jep dëshminë e përpara prokurorëve. Ai shoqërohet nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Artan Hajdari. Gjatë marrjes në pyetje mësohet se ai ka thënë se “nuk i njoh Habilajt”.
Por sakaq gazetari i “Klan” ka mësuar të tjera detaje. Gjatë javës së ardhshme prokurorët e çështjes do të udhëtojnë drej Italisë, atje kanë kanë ardhur sinjalizimet për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës. Prokurorët e Katanjës mësohet se do tu japin të tjera dokumente prokurorëve shqiptarë që po hetojnë ish-ministrin.
/Opinion.al