Kronikë

Detaje/ Plagosja me thikë e kryebashiakut të Divjakës, konfliktet me autorin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:32 - 12/11/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me plagosjen me thikë të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij Gazmend Bullari nga ish-punonjësi i IT në Bashkinë Divjakë, Orges Xhelili.

Mësohet se konfliktet mes Kokoneshit dhe autorit të plagosjes, Orgest Xhelili kishin nisur kur ky i fundit ishte shkarkuar nga puna si punonjës IT-je në bashkinë e Divjakës.

Konflikti është përkeqësuar edhe më tej pas transferimit të bashkëshortes së Orges Xhelilit, nga shefe e mjekëve në poliklinikën e Divjakës drejt një pozicioni tjetër, duke e ulur në detyrë.

Ndërsa të tjera të dhëna bëjnë me dije se mes Kokoneshit dhe autorit ka edhe një konflikt pronësie, pasi bashkia për interesa publik kërkon të shpronësojë vjehrrin e autorit, duke mos gjetur dakordësinë.

Sipas informacioneve, mes autorit dhe Kokoneshit ka pasur një debat verbal që ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Pas