Aktualitet

Detaje për vdekjen e turistëve rusë, ekspertizë ujit dhe klorit në pishinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 17/10/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje kanë nisur të publikohen lidhur me vdekjen e 4 turistëve rusë në ambjentin SPA të një hoteli luksoz në zonën e Qerretit.

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë në një lidhje në news 24, se mes pistave të hetimit nuk po përjashtohet asfiksia, një helmim i mundshëm nga ushqimi, por njëkohësisht po kryhen akte ekspertimi edhe për ujin e pishinës dhe sasinë e klorit të përdorur. “Ka dyshime se ventilimi nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe ajri ka qenë asfiksues”, tha Lala.

“Fillimisht u tha që kishin gjetur vdekejn në sauna, por ata janë gjeetur të pajetë në pjesën e pishinës. Janë kryer një sërë aktesh ekspertimi, janë marr kampionë të ujit, klori i përdorur dhe është matur cilësia e ajrit nga ekspertët përkatës. Deri tani është parë edhe për ndonjë helmim të mundshëm, por fjala e fundit i përket Institutit të Mjekësisë Ligjore”, tha Lala.

Punonjësi i mirëmbajtjes së pishinës ka thënë se pishina ka qenë e mbyllur për një javë. Ai thotë se mëngjesin e së premtes është larë, pastruar dhe ka përdorur klorin për dezinfektim.  Gjatë ekspertizës në Institut kanë qendruar edhe përfaqësues të Ambasadës Ruse në Tiranë./Opinion.al

Pas