Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga vrasja/ Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri, çfarë gjeti policia në vendin e krimit

2024/03/16 at 10:42 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vritet në banesë Gentjan Bejtja, i shpëtoi tre atentateve më parë

Gentjan Bejtja, 42 vjeç, u ekzekutua pasditen e së premtes në banesën e tij në Larushkë të Fushë Krujës.

Sipas tvklan mësohet se ndaj Bejtjes është qëlluar me breshëri plumbash.

Pas këqyrjes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar 35 gëzhoja. Për momentin janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në banesën e tij, por nga këqyrja paraprake nuk rezulton që të jetë filmuar momenti i ekzekutimit.

Megjithatë, hetuesit po sekuestrojnë edhe kamera të tjera sigurie si dhe pritet të bëhet analizim në detaje i kamerave që kishte në banesë viktima.

Dëshmitë e familjarëve nuk ndihmojnë hetimet

Pas ngjarjes, të parët që janë marrë në pyetje kanë qenë familjarët e Bejtjes.

Ata nuk kanë pranuar që të kenë konflikte dhe deklarimet e tyre nuk i kanë ndihmuar shumë hetuesit që të kenë një pistë konkrete për vrasjen e tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar disa persona me rekorde kriminale, si Valter Bami, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Pistat kryesore

Pistat kryesore të vrasjes lidhen me të shkuarën e Gentjan Bejtjas pasi ai është dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale ku në disa mendohet se ka qenë ekzekutor, ndërsa në të tjera me role dytësore si vëzhgues.

Kjo mund të ketë krijuar konflikte të mëdha mes tij dhe personazheve të tjerë të botës së krimit në zonën e Niklës, por edhe në zona të tjera.

Si ndodhi ngjarja

42-vjeçari ndodhej brenda në serë bashkë me bashkëshorten dhe njërin prej djemve kur u vra. Dyshimet e para janë që ai i ka parë autorët.

Bejtja ka tentuar të largohet pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur shenja gjaku deri në pjesën e pasme.

Dyshimet janë që në ngjarje të kenë marrë pjesë 3 persona. Pas krimit, në fshatin Hasan u gjet një makinë në flakë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda mjetit u zbuluan 4 kallashnikovë.

Bejtja u shpëtoi 3 atentateve, i katërti i mori jetën

42-vjeçari i kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve të ndryshme. Më datë 4 Korrik të vitit 2023 atij iu bë një atentat, jashtë ambienteve të banesës. Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç, dhe u plagosën dy djemtë e Gentjan Bejtjas, A.Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Gentjan Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Për atentatin e ndodhur më datë 4 Korrik të vitit 2023 policia dyshoi tek Valter Bami, ish-miku i viktimës për të cilin me gjithë kërkimet u ngrit vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje. Ky i fundit, i cili u shoqërua edhe pas vrasjes së të premtes, qëndroi në burg për 6 muaj dhe u la i lirë me arrest shtëpie më datë 18 Janar 2024.

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
80 palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit gjatë natës kundër Gazës

80 palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit gjatë natës kundër Gazës

Keni probleme me gjumin? 7 mënyra për të fjetur më mirë

Keni probleme me gjumin? 7 mënyra për të fjetur më mirë

I shpallur në kërkim në Itali për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim në Itali për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com