Personi që shihni në foto është Tauland Gjikaj, 31-vjeçari i cili është vrarë mesditen e sotme në qytetin e Vlorës.
I riu që ishte i regjistruar gjithashtu edhe me mbiemrin Beqiraj e Manaj, teksa dyshohet se autori i cili mund të ketë kryer atentatin është personi i identifikuar si Andi Jonuzi.
Menjëherë pas ekzekutimit Jonuzi është larguar me automjetin me xhama të zinj por pak minuta më pas është arrestuat nga forcat ‘Shqiponja’.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë.
Edhe pse policia ende nuk ka konfirmuar asnjë informacion lidhur me arsyen e krimit, pretendohet se të rinjtë kanë pasur konflikte të hershme më parë.