Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë e kreut të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në afërsi të bashkisë Divjakë, pas një debati mes Kokoneshit dhe Orges Xhelilit, ish-punonjës IT në bashki. Debati ka degraduar dhe më pas Xhelili ka goditur me thikë Kokoneshin.
Mësohet se si pasojë e konfliktit me thikë është plagosur në bark edhe shoferi i Fredi Kokoneshit, Gazment Bullari.
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Kokoneshi dhe shoferi i tij Bullari janë dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjes, për ndihmë mjekësore të specializuar. Sakaq, autori është arrestuar nga policia.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Senekaj, në mes të qytetit.