Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.
Burime për tvklan.al bëjnë me dije se një i ri, rreth 25 vjeç, është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës.
Viktima Romario Brunga mësohet se është gjetur në rrugën e vjetër të fshatit, ndërsa paraprakisht raportohet se ka një plumb në trup. Vlen të theksohet se nuk janë konstatuar shenja plumbash në pjesën e jashtme të automjetit, ndaj nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje, apo akt vetëflijimi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, pritet të mësojmë më shumë detaje në vijim.