Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga ngjarja e rëndë, infermierja tregon çfarë i tha 3-vjeçari

2020/04/27 at 3:04 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje nga ngjarja e rëndë, infermierja tregon çfarë i tha 3-vjeçari

Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarje së rëndë të ndodhur në Kamëz, si pasojë e së cilës një 3 vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.


Më datë 24 prill rreth orës 12:00, fëmija 3 vjeç është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin.

Nga marrja në pyetje, mjekja e cila ka patur kontaktin e parë me fëmijën ka dhënë këtë deklaratë:

“Në momentin e parë që fëmija ka ardhur në urgjencë ishte i përgjegjshëm qante, ulërinte, ishte i grindur dhe thoshte më ka rrahur mami dhe babi. Pas këtij momenti filloi t’i rëndohej gjendja dhe nuk ka mundur të flasë më”.

I akuzuar për këtë ngjarje është bashkëjetuesi i mamasë së fëmijës, 35-vjeçari Alfred Kazanxhi, i cili i ka mohuar akuzat duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek “Ali Demi” dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz.  Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, i hoqa rrobat, e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital”, thuhet në dëshminë e tij.

Këtë version e mbështet edhe nëna e fëmijës megjithatë e cila thotë se në momentin kur djali ka marrë dëmtimet nuk ka qenë në shtëpi.

“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje gjaku në kokë.  Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, tha A.Hoxha para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ajo mohon që bashkëjetuesi  i saj të ketë dhunuar fëmijën e saj. Në dëshminëe saj ajo përmend një tjetër rast kur 3-vjeçari është lënduar përsëri sipas saj pasi ka rënë nga divani.

“Djali 10 ditë më parë është rrëzuar nga divani duke vrarë kokën dhe e kam çuar në ambulancën e Kamzës ku mjeku e ka vizituar duke thënë se nuk ka problem serioze. Alfredi nuk e ka dhunuar ndonjëherë djalin”, thuhet në dëshminë e saj.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje edhe familjen ku gruaja punonte, duke dhënë më shumë detaje nga ky episod, ku sërish ajo ndodhej duke punuar tek ta.

“Fillimisht kur punonte e merrte edhe djalin me vete, por kur Alfredi ishte kthyer nga Italia e linte në banesë me të. Rreth datës 8 ose 9 prill, gjatë kohës që qëndronte në banesë Alfredi i kishte thënë se djali ishte pa qejf dhe nuk e dinte çfarë kishte. I kishte dërguar foto të djalit, i enjtur dhe i nxirë në pjesën e syve”, tregojnë ata.

Gjykata vendosi të lërë sot në burg 35-vjeçarin ndërsa djali është në gjendje të rëndë pasi ka mpiksje gjaku në tru dhe 3 brinjë të thyera. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Para
Sindroma e re po alarmon Britaninë, preken fëmijët dhe ka lidhje me COVID

Sindroma e re po alarmon Britaninë, preken fëmijët dhe ka lidhje me COVID

Tirana si ditë normale, qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Tirana si ditë normale, qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja vendos që provimet do të bëhen online

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja vendos që provimet do të bëhen online
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com