Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga bashkëjetesa e Florit me ish mikeshën e Elvana Gjatës, Liberta Spahiun

2017/04/08 at 2:30 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje nga bashkëjetesa e Florit me ish mikeshën e Elvana Gjatës, Liberta Spahiun

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit, Flori Mumajesit. Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet kanë ndryshuar komplet rrjedhë. Moderatoren seksi të emisionit “Prive” në “Klan Kosova” e shohim çift me muzikantin më të përfolur të muajve të fundit, Mumajesin.


Pak muaj më parë, Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”. Në atë darkë, Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë, pasi situatat dhe historia që rrëfeu të çonin pikërisht te Mumajesi. Tashmë, në vetëm pak kohë, Liberta duket se ka kaluar në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që është zbuluar pikërisht nga mediat e Kosovës.

Gazetarët zbuluan se Flori jo vetëm është dashuruar me Libertën, por ata kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë që muzikanti ka blerë së fundi në Prishtinë. Duket se Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë, ia ka ndryshuar jetën Florit, duke e tërhequr pas vetes, aq sa e ka bërë të lërë Tiranën. Ndërkaq, mbetet për t’u theksuar se Flori dhe Liberta nuk e kanë konfirmuar lidhjen, po as s’e kanë mohuar. Ndërkaq, nga kërkimet në Instagram, portalet kanë gjetur një fotografi, që ndoshta zyrtarizon marrëdhënien e tyre.

Në foton në fjalë shfaqen disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe bashkë me ta është edhe e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është nëse kjo foto e postuar me dëshirë nga vetë ata është zyrtarizim i lidhjes kaq të përfolur, apo Flori dhe Liberta kanë pirë një gotë dhe kanë shkrepur foton, si për të provokuar mediat pas lajmeve se ata janë çift? Duke pritur përgjigjen nga vetë ata, nuk mund ta fshehim faktin që vërtet ky është çifti që na befasoi, pasi nuk i kishim imagjinuar kurrë bashkë Florin me Libertën.

Historitë e ngatërruara Vip; Flori me Libertën, si Getoari me Marinën

Duket se aq shpesh i takon jeta personazhet e showbizit, sa u ndodh që të përplasen me partnerët. Mes historive të ngatërruara VIP nuk shpë tojnë as çifti Getoar Selimi e Marina Vjollca. Getoari më parë është përfolur për lidhje me Elvana Gjatën, e më pas me Liberta Spahiun, dy vajzat e njohura që për Florin e para është një ish, dhe e dyta e dashura aktuale, nëse merren për bazë lajmet e mediave të Kosovës.

Gjithsesi, e shkuara mbetet e shkuar, dhe dy muzikantëve u mbetet vetëm të shijojnë lidhjet e momentit. Vlen për t’u përmendur se si Getoari, ashtu dhe Flori, kësaj here kanë hequr dorë nga këngëtaret, për t’u hedhur nga të bukurat e medias.

Ashtu siç bëri Getoari, i cili bleu apartament në Tiranë për të nisur bashkëjetesë me Marinën, edhe Flori ka bërë të njëjtën gjë, duke blerë shtëpi në Prishtinë, për të nisur bashkëjetesë me Libertën./panorama

 

Etiketa: Elvana Gjataflori mumajesiliberta spahiulidhja


Ju sugjerojmë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Para
A duhet të kryejnë seks oral femrat?! Vjen përgjigjja habitëse e studiuesve

A duhet të kryejnë seks oral femrat?! Vjen përgjigjja habitëse e studiuesve

PD me ligj të ri për Koçon: Ja çfarë i kërkon sot Parlamentit

Basha "kokë më kokë" me Kokëdhimën

Video/ 100 balona me ajër ngjyrosin qiellin për këtë qëllim

Video/ 100 balona me ajër ngjyrosin qiellin për këtë qëllim
















TE FUNDIT

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
30 Tetor, 2025

Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me Reformën Territoriale. Haxhimali...

Lexo më shumë

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
30 Tetor, 2025

Korriku i vitit 2026 është objektivi i PS për të përfunduar çështjen e Reformës Territoriale. Socialisti Arbjan Mazniku tha në...

Lexo më shumë

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
30 Tetor, 2025

Reforma Territoriale është një nga pikat më të rëndësishme për të cilën palët politike do të përfshihen në diskutime nëpërmjet...

Lexo më shumë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
30 Tetor, 2025

Pasi  socialistët dolën kundër dy komisioneve hetimore ‘McGonigal’ dhe ‘11 Maj’, grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet nesër. Mbledhja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com