Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga atentati ndaj Armando Prengës në Kurbin, vëllai i tij dhunoi babanë e autorit

2023/05/17 at 6:49 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje nga atentati ndaj Armando Prengës në Kurbin, vëllai i tij dhunoi babanë e autorit

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që iu bë sot ish- deputetit të PS Armando Prenga në Kurbin.


Shaku i ngjarjes mund t’i ketë rrënjët gjatë fushatës për zgjedhjet lokale qëe u mbajtën të dielën.

“Rreth orës 16:00 të datë 05.05.2023 dy persona te panjohur me pak mjekër dhe me kapele në kokë me përshëndetën para bar-kafe “Dublini” në Laç dhe mu drejtuan me fjalët” A ka mundësi një minutë?“ Unë i pyeta “çfarë problema ka?” dhe ata u përgjigjën me fjalët “Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoje“ dhe në këtë moment u larguan pa më thënë gjë tjetër”,-ka deklaruar Ismajli.

Mësohet se babai i autorit të atentatit të sotëm, djali i avokatit Islam Ismajli i cili ishte i angazhuar në fushatë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, është dhunuar më 15 maj nga vëllai i Armando Prengës, Arben Prenga.

Në kallëzimin që Ismajli ka bërë në polici, bëhet me dije se Arben Prenga dhe një nga komisionerët e PS e kanë goditur me grushte në pjesën e veshit, në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit.

Është dashur ndërhyrja e policisë që konflikti të mos agravojë më tej, ndërkohë që vetë Ismajli sqaron se efektivët nuk kanë shoqëruar asnjë nga personat e përfshirë në konflikt.

“Jam larguar nga KZAZ-ja në orën 03:00 të mëngjesit të datës 15.05.2023 pasi isha i lodhur dhe jam zëvendësuar nga një vëzhgues tjetër dhe jam paraqitur përsëri rreth orës 10:30 të datës 15.05.2023 në KZAZ-në Nr.15 në qytetin e Laçit ku ka numërimi i një kutie të re dhe nga numërimi rezultoi se nuk rakordoi numri i pjesëmarrësve në zgjedhje me numrin e fletëve të numëruara pasi rezultonin dy fletë më tepër.

Në këtë moment unë ngrita gishtin dhe kërkova që komisioni zonal ta verifikonte këtë pretendim që unë kisha dhe komisioni ishte i ngarkuar me punë të tjera pasi nuk po më kushtonte vëmendje. Në këtë moment komisioni i numërimit filloi të fuste letrat nëpër zarfe dhe unë u kam thanë që mos t’i fusin këto letra pasi duhet verifikohej nga Komisioni Zonal dhe në këtë moment me thotë vëzhguesi i Partisë Socialiste se dy fletët tepër ia kemi kaluar kandidatit shtetasit Behar Haxhia për të cilin unë vëzhgoja. Në fakt komisionarët nuk i mbyllën zarfet dhe unë po qëndroja në këmbë duke pritur reagimin e komisionit dhe në këtë moment më afruar një person i cili me sa kam unë dijeni i është vëllai i shtetasit Armando Prenga i cili quhet Arben Prenga dhe më ka gjuajtur me grushte në pjesën e veshit në anën e djathtë dhe në këtë kohë më ka goditur në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit tim si dhe më ka tërhequr nga xhaketa edhe vëzhguesi i partisë socialiste të cilit nuk ja di emrin që ishte i ulur në krahun tim të djathtë. Unë u përpoqa që t’i zmbraps sulmet e tyre dhe në këtë moment ndërhyn shumë persona ku pjesa me madhe ndërhyn për të ndalur konfliktin.

Me sa mbaj mend më ka goditur edhe një person tjetër të cilin nuk e kam mundur ta fiksoj.

Me sa kam dijeni shtetasi Arben Prenga dhe personi të cilin nuk e fiksova janë pjesëtarë me lidhje gjaku të fisit të kandidates, shtetases Majlinda Cara.

E gjithë kjo situatë është e filmuar nga kamerat e ambienteve të brendshme të KAZAZ-së Nr. 15 në qytetin e Laçit.

Pas kësaj situate njerëzit na kërkuan që të dilnim jashtë KZAZ-së dhe në këtë moment në largimin e personave që më sulmuan ka ndërhyrë policia e Shtetit në mënyre shembullore për këtë çast dhe ndërkohë komisioni dha urdhër që të largoheshin të gjithë personat, vëzhgues dhe gazetarë jashtë ambienteve të KZAZ-së. Në fillim dolën personat që më sulmuan ndërsa punonjësit policisë më kanë thënë që të qëndroja në një cep që ata të zbatonin urdhrin për të nxjerrë personat e tjerë nga KZAZ-ja.

Unë në këtë kohë iu drejtova komisionit zonal zgjedhor që të bënte njoftim dhe kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe u drejtova punonjësve të Policisë se cili person do të më shoqëronte mua pasi personat që më sulmuar ndodheshin në oborrin e KZAZ-së dhe pse ata i lanë që të largoheshin këta persona e nuk i kanë shoqëruan në Komisariat.

Dua të sqaroj se nga ana e Policisë nuk është bërë ndalimi i këtyre personave ku veprimet e tyre janë të regjistruar në kamerat e KZAZ-së Nr.15. Unë prita disa orë që Policia të kryente veprimet hetimore dhe më pas u paraqita vet në Komisariatin e Policisë Kurbin për të bërë kallëzim”, thuhet në kallëzimin e Islam Ismajlit.



Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Deputetët rikthehen në parlament, PS kërkon votat e demokratëve për…

Deputetët rikthehen në parlament, PS kërkon votat e demokratëve për...

Erdogan: Marrëveshja për eksportet e drithërave ukrainase zgjatet për dy muaj

Erdogan: Marrëveshja për eksportet e drithërave ukrainase zgjatet për dy muaj

Po i ndiqte një paparac, Princi Harry dhe Meghan i shpëtojnë për pak aksidentit fatal

Po i ndiqte një paparac, Princi Harry dhe Meghan i shpëtojnë për pak aksidentit fatal
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com