Detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku humbi jetën një 13-vjeçare.
“BalkanWeb” raporton se minorenia ishte gjetur në agoni nga i ati Xhevat Brahaj që e kishte transportuar menjëherë në spital.
Mësohet se ajo kishte plagë me mjet prerës në trup dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë. Policia ende nuk ka dhënë shkaqet e vdekjes së 13-vjeçares K. Brahaj, ndërsa po kryen hetime dhe babai i saj është marrë në pyetje për të zbardhur rrethanat.