Emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” pak ditë më parë i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur në Siri.
Në moshën 6-vjeçare, Alvi mbërriti në Siri, pasi nëna e tij e la bashkëshortin dhe dy fëmijë të tjerë të saj në Itali, ku jetonin si emigrantë dhe iu bashkua grupit terrorist të Shtetit Islamik.
Gazetari italian Luigi Pelza thotë se për të kthyer Alvin pranë familjes duhej prezenca e autoriteteve shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kryeministri Rama.
Këtë të hënë emisioni Opinion është marrë me këtë temë, ndërsa janë nxjerrë detaje për kampin ku rinte i mituri shqiptar. / Opinion.al