Kronikë

Detaje/ Kush është burri dhe gruaja që u gjetën të pajetë në Golem


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 27/11/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç në Golem të Kavajës.

Paraprakisht dyshohet se ata kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi në katin e dytë të një banese.

Mësohet se ata nuk iu janë përgjigjur ne telefon të afërmeve dhe më pas është njoftuar policia dhe zjarrfikëset qe kane shkallmuar derën dhe i kanë gjetur të pajetë.

Sipas informacioneve, Anila Llulla është larguar nga banesa që ditën e djeshme dhe djali i saj ka bërë kallëzim në polici për largimin e saj tek Komisariati numër 4.

Ndërkohë, djali i 60 vjeç e ka telefonuar disa herë babain e tij por nuk i është përgjigjur. Më pas ai ka shkuar në banesë por nuk ka mundur të hap derën dhe ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi është hapur dera janë gjetur dy trupat e pajetë./ Opinion.al

Pas