I etiketuar si ‘Eskobari i Ballkanit’, Klement Balili është vetëdorëzuar sot në polici. Burimet thanë se Balili është vetëdorëzuar rrugës, mes Delvinës dhe Finiqit. Ai shoqërohej nga nipi i tij Rigels Balili. Burimet thanë gjithashtu se Klement Balili është aktualisht në komisariatin nr. 6 të Tiranës.
“BalkanWeb” raporton se Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa gjithçka u bë në prani të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.