Një 28 vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën e Dibrës. Opinion.al ka mësuar se ai është pronar i argjendarisë “Kashara”.
Policia tha se të shtënat u dëgjuan në orën 09.30 ku i plagosur ka mbetur V. K, 28 vjeç. Po sipas policisë ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, i veshur me të bardha, rreth 160 cm.
Burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qënë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu me marrjen në pyetje të të palgosurit dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes. /Opinion.al
*Foto nga vendi i ngjarjes