Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndidhur ditën e sotme në në fshatin Babunjë të Divjakës, 58-vjeçari Herkuan Rrasa vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa, 45-vjeçe dhe më pas u vetëvra.
Mësohet se çifti nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetërin dhe se dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Ka qenë djali i tyre i cili ka dëgjuar të shtënat me armë dhe ka shkuar në banesë, ku ka gjetur prindërit e tij të pajetë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotët rrethanave të ngjarjes./Opinion.al