Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me eksplozivë ndaj 51-vjeçarit, Preng Gjini.
Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet kanë mundur të konstatojnë një person të dyshuar si autor i atentatit.
I dyshuari shfaqet ne kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit. Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi. Në pamjet filmike, autori rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele.
Ndërsa në momentin që ka shpërthyer makina ky person është larguar me vrap. Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje ditën e sotme u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve.
Dyshohet se atentati ndaj Gjinit erdhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes familjeve Reçi e Gjini./ Opinion.al