Aktualitet

Detaje/2800 euro një uniformë polici me tenderin e ministrisë e Brendshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 10/07/21 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK janë arrestuar 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Brendshme të akuzuar për mos barazi në tenderin për uniformat e Policisë. Ndërkohë, një tjetër person është lënë në arrest shtëpie.

Dy vite më parë Ministria e Brendshme hapi tenderin me vlerë prej 25 milion eurosh me qëllim blerjen e uniformave për efektivët e Policisë së Shtetit deri më 2023.

Afati limit për pranimin e ofertave ishte 23 gushti dhe sipas të dhënave të publikuara nga “OpenData” fitues u shpall bashkimi i kompanive “D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.

Dokumenti i shpalljes se tenderit

Këto kompani morën përsipër që t’i ofrojnë uniformat Policisë së Shtetit me një çmim mesatar për njësi prej 319 966 lekësh, raporton abcneës.al. Ndërkohë, dy ofertat e tjera kishin një çmim mesatar për njësi 133 480 lekë dhe  446 667 lekë.

Pasi mori ofertat Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme vendosi të skualifikojë dy ofertat e para duke shpallur fituese atë të bashkimit të disa kompanive shqiptare me ato turke prandaj edhe uniformat e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, janë të njëjta, përveç logove me ato të Policisë së Turqisë.

Çfarë ndodhi?

Fill pas shpalljes së fituesit, u pa që tenderi kishte probleme dhe ai kategorizohet si me “flamur të kuq” nga “OpenData”, ndërkohë që një ndër kompanitë e skualifikuara ankohet në Agjencinë e Prokurimeve Publike për procedurat e ndjekura.

Bëhet fjalë për kompaninë Marsi-al, e cila  pretendoi se ishin bërë modifikime të dokumenteve të tenderit. Kjo kompani ka fituar tenderin prej 960 mijë eurosh për prodhimin e uniformave të policisë në dhjetor 2015.

Ankesa e kompanisë u hodh poshtë nga Komisioni i Prokurimeve Publike, KPP.

Pas kësaj ankese dhe padisë së dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë fillojnë hetimet e SPAK, të cilat çuan sot pas hekurave Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Anisa Bogdanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin

Pas