Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështon seanca, policia nuk gjen dot adresat e dy gjyqtarëve të Apelit

2019/05/09 at 12:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon seanca, policia nuk gjen dot adresat e dy gjyqtarëve të Apelit

Seanca e parë ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Durrësit të akuzuar për korrupsion nisi të enjten në Gjykatën e Krimeve të Rënda vetëm me praninë e të akuzuarit Kliton Spahiu.

Kryesuesja e treshes gjykuese, Irena Gjoka bëri me dije se policia vendore e kishte pasur të pamundur të gjente adresat e gjyqtarëve Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri, duke mos kryer njoftimin e tyre si dhe nuk e ka ekzekutuar ende urdhrin për njoftimin e biznesmenit Namik Sadiku.

Mungesa e tre prej katër të pandehurve solli shtyrjen e seancës së parë gjyqësore për në datën 21 maj, ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda përsëriti urdhrat për njoftimin e të pandehurve në adresat e mëparshme.

Në fund të nëntorit 2018, prokuroria dërgoi për gjykim gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno nën akuzën “korrupsioni pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë”. Me gjykatën do të përballet edhe biznesmeni Namik Sadiku, i cili akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “korrupsioni aktiv”.

Të dhënat e siguruara më parë nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët dyshohet se kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në shkurt të vitit 2012, Sadiku ishte paditur nga ish-ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina i cili kishte dalë fitues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Por, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut./Burimi: Birn

Etiketa: adresegjykatepolicia

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Këto janë 5 mitet që nuk duhet të besoni për rënien në peshë

Këto janë 5 mitet që nuk duhet të besoni për rënien në peshë

Presidenti slloven habitet nga truproja shqiptar

Presidenti slloven habitet nga truproja shqiptar

Vuçiç refuzon foton me presidentin Meta

Vuçiç refuzon foton me presidentin Meta

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com