Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyn për në 11 shtator seancën për Klemend Balilin. Seanca e tretë në Apel dështoi për shkak të mos paraqitjes së Balilit dhe avokatit të tij mbrojtës, Theodhori Sollakut.
Klemend Balili u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 12 vjet burg.
Në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Balili kundërshton dënimin që ka marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda./ Opinion.al