Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë me Malagën, duke mbetur kështu nëntë pikë mbrapa, Barcelonës.
Që nga minuta e parë, skuadra e Zinedine Zidane hasi në vështirësi ndaj Malagas. Ronaldo i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 33’të, nga një pozitë e dyshimtë.
Pas vetëm pak minutave, Ronaldo kishte një mundësi të artë që të shënonte për 2:0, por dështoi nga penaltia.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit filluan të sulmonin me të gjitha forcat dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 67’të. Raul Albentosa shënoi për 1:1
Deri në fund të ndeshjes, Reali u mundua që të bëjë atë që bëri ndaj Granadas, por ishte e pamundur kundër një Malage që nuk u mbrojt për asnjë minutë të vetëm.
Ky barazim e lë nëntë pikë Realin prapa Barcelonës, ç’ka do të thotë se gjasat për titull, duket se kanë përfunduar.