Policia ka zhvilluar ditën e sotme një aksion në Durrës për arrestimin e Lahos alias Pellumb Muharremit, i njohur ndryshe si “Rrumi”.
Efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ndodhej në shtëpi.
Aleksandër Laho është në kërkim dhe ka dy urdhër arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK.
Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë. Sipas “News 24”, gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.