Kryesore

Dështon dhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 03/04/21 |
Opi Nion

Ka dështuar edhe votimi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga vetë deputetët e Kuvendit.

Në krahasim me 78 vota të votimit të parë, në votimin e dytë të raundit të parë, ishin vetëm 79 vota në kutinë e votimit.

Kjo ka bërë që të shkohet në pushim 30 minuta për konsultim. Në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim.

Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë, duke bërë që të jenë vetëm 78 vota./Opinion.al

Pas