Ditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.
Sipas abc news ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe.”
Mësohet se është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo personi që ka qenë në shënjestër ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.
A.N (shënjestra e atentatit) ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.
Për ngjarjen policia ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar.