Pas dështimit me kombëtaren Shqiptare, Christian Panucci, duket se më në fund ka gjetur një skuadër për të drejtuar.
Gazetari italian, Gianluca Dimarzio, shprehet Panucci është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me skuadrën greke, Arisin të Selanikut.
Palët duket se kanë rënë dakord për çështjen ekonomike, por janë në diskutim sa i përket stafit të drejtimit.
Panucci erdhi në stolin e kombëtares shqiptare në vitin 2017, por në 15 ndeshje, kombëtarja pësoi 9 humbje./ Opinion.al E.Xh.