Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i takimit Kurti-Vuçiç, Osmani: Borrell shfaqi njëanshmëri

2022/11/21 at 8:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Serbia vazhdon përpjekjet për të minuar Kosovën me argumente false

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas dështimit të negociatave për shyrjen e vendimit për targat. Në takimin që u zhvillua mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, nuk u gjetë gjuha e marrëveshjes.

Këtë dështim Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell fajësoi Kurtin, i cili sipas tij, nuk pranoj të shtynte vendimin.

Ndërkohë, Osmani shkruan në “Facebook”, se Borrell shfaqi njëanshmëri në takimin mes Kurtit dhe Vuçiç, ndësa rendit disa nga marrëveshjet që nuk janë respektuar nga Serbia.

Reagimi Presidentit Osmani

Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën:

  1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit;
  2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar;
  3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve;
  4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;
  5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së;
  6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite;
  7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj;
  8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”;
  9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët;
  10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj;
  11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave;
  12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë;
  13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;
  14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera;
  15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e pikave kufitare;

Lista është më e gjatë se kaq. Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj.

Ju sugjerojmë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Para
“Njerëzit do të jetojnë në hënë gjatë kësaj dekade”

“Njerëzit do të jetojnë në hënë gjatë kësaj dekade”

Haradinaj: Nuk na ka kontaktuar askush për qeverinë e re nga Vetëvendosje

Haradinaj - Kurtit: Tërhiqu nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes

Vala e re e COVID-19, Kina raporton viktimat e para

Vala e re e COVID-19, Kina raporton viktimat e para

TE FUNDIT

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
16 Tetor, 2025

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të...

Lexo më shumë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin “Opinion” të gjitha arsyet pse selia blu kërkon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com