Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i Qeverisë! A mund të quhet ky turizëm?

2016/08/05 at 1:38 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Dështimi i Qeverisë! A mund të quhet ky turizëm?

Nga Blendi Fevziu –
Nuk kemi pasuri tjetër vec turizmit! E pranojmë të gjithë. Ose më mire të themi, nuk kemi gjë tjetër vec mundësisë për të pasur turizëm. Na e ka dhënë zoti. Ka qenë kështu prej mijëra vjetësh. Kemi 400 km vijë bregdetare. Kemi plazhe që alternohen si rrallë kund në botë. Nga rera e zezë tek ajo e artë, nga plazhet e mrekullueshme me ujin turkuaz deri tek shkëmbinjtë që bien thikë mbi det. Kemi male që lartohen mbi brigje. Kalojmë nga 1000 metra lartësi në Llogara, direkt në det për 15 minuta. Kush e sheh mahnitet. Të huajt pyesin me cudi: me gjithë këtë mrekulli, nuk keni turistë?! është mëkat.
E pranojmë pra, nuk kemi asgjë tjetër vec mundësisë për turizëm. Tokë bujqësore kemi fare pak. Dhe bujqësinë tonë, sido që të jetë e mbyt bujqësia e zhvilluar europiane. Aq më tepër e subvencionuar. Nuk kemi asnjë lloj industrie. Nëse nuk quajmë industri ca kapanone me ca makineri të vjetra që prodhojnë ende fare pak gjë, sa për të plotësuar ndonjë nevojë lokale.
Nuk kemi punëtorë të kualifikuar. Nuk shquhemi as për trurin; as për novacionin dhe as për dëshirën për punë. E dimë të gjithë këtë. Ata më të kualifikuarit, kanë ikur jashtë.
Nuk kemi tjetër vec turizmit. Por kemi vetëm atë pjesë që na ka dhënë natyra. Dhe atë që ka ndërtuar me mund privati. Aty ku duhet të ndërhyjë shteti është rrënim dhe turp. Merrni makinën të shkoni në parajsat e Jugut. Rruga ka vite që as mbaron dhe as merr formë. Ecën ca km autostradë pastaj futesh prapë nëpër rrugët e vjetra. Dil nga fieri, hyr në Vlorë. Autostrada mbaron papritur dhe segmentet e saj nuk lidhen me njëra tjetrën. Asnjë shenjë, asnjë sinjalistikë. Një i huaj që vjen në Shqipëri do gjendet i shokuar që në km e para. Nga të shkojë drejt Vlorës? Si kalohet Fieri? Cfarë sinjalistike ka Rradhima? Gjysma përfundojnë nëpër rrugë fshatrash sepse asnjë tabelë nuk tregon nga fillimi në fund se si shkohet në plazhet e kërkuara. Guidat europiane kanë falimentuar krejt. Transporti publik, aq i rëndësishëm në botë nuk ekziston fare. Duhet të gjesh ku nisen furgonët dhe të kuptosh kur ai mbushet plot që t’i japë gaz. Nuk ka as tabelë, as orar dhe asgjë tjetër.
Punimet në rrugë vijojnë që prej 25 vitesh. Anësdeti i Vlorës, ose pedonalja sic ju pëlqen ta quajnë është bërë si pëlhura e Penelopës. Në dimër ndërtohet e në verë shqepet prapë. Qeveria, në 3 vjet nuk ka ndërtuar dot 3 km shëtitore. Dhe u tall me qeverinë paraardhëse që në 2 vjet ndërtoi 100 km të rrugës së Kombit. Dhe dy tunele 6 km të gjatë. Kryeministri na tha se Berisha i kishte ndertuar, por qeveria e re do t’i kthente në rrugë të vërteta, në rrugë europiane. Me vijëzim, me sinjalistikë, me tabela dhe tregues. Sot janë edhe më të rrënuara sec kanë qenë, duke mos llogaritur palmat dhe pemët që në shumicën e rrugëve vec autostradës Tiranë – Durrës, ose janë tharë, ose janë rrëzuar nga aksidentet.
Plazhet janë edhe më problematikë. Dikur Berisha ndërtoi gjithë rrugët që të conin drejt tyre. Por rrugët kanë mbetur deri aty. Po i marr një nga një. Nëse nuk i keni parë:
Plazhi i Palasës është fare i paarritshëm. Makinat duhet ti lësh aty ku ka lënë rrugën qeveria e PD dhe më pas duhet të ecësh nëpër një morie gurësh për të shkuar në një det magjepës.
Plazhi i Drymadhësit në një anë ka një rrugë të shtruar në tjetrën, një rrugë plot pluhur dhe ujë të ndenjur. Makinat që ecin e ngrenë rërën në ajër dhe ja veshin pushuesve që rrinë nëpër lokale. Fare afër gërmadhave të ndërtimeve pa leje që janë prishur 2 vjet më parë dhe nuk jane hequr ende. Në këmbë nuk ecën dot. Ose do ta pësosh si ai turisti francez që ulërinte me të madhe, në mes të natës, me këmbën e thyer në një pusetë që nuk dukej. Se ndricim nuk ka fare.
Plazhi i Dhërmiut, më i bukuri dhe më i njohuri në vend nuk dallohet më nga ndërtimet. Për të shkuar në pjesën jugore të tij, duhet të ecësh në një rrugë të pashtruar, të kalosh një përrua gjysëm të thatë dhe pasi të përplasësh disa herë makinën nëpër gurë, gjendesh në një bulevard me dhe të rrahur, ku në një anë shesin gyros dhe në anën tjetër shfaqen lokalet luksoze të fshatit.
Plazhi i Jalës është thuajse identik me atë të Dhërmiut. Rruga u ndërtua në 2009, por sapo hyn në atë që quhet plazhi me i shtrenjtë i jugut, duhet të ecësh mes mbeturinash dhe një rruge të pashtruar. Nuk ka asnjë parking tamam dhe asnjë nga plazhet rrugë për këmbësorët. Nuk bëhet fjalë për banja dhe as për sigurinë në plazh.
Livadhi dhe Llamani vuajnë të njëjtin problem e me rradhë. Cdo gjë që ka lënë zoti, është një mrekulli. Cdo gjë ku kanë vënë dorë privatët është rregulluar disi. Së paku ka tendencë për të krijuar oaze shërbimi dhe kushte korrekt. Edhe pse ende lënë shumë shumë për të dëshiruar. Cdo gjë që duhet të bëjë qeveria është skandaloze. E pa zënë me dorë, e parregulluar, e pa mbaruar.
U shpall me bujë që do ishte rilindja e turizmit dhe e jugut. Sot është perëndimi i tij i plotë. Një dështim total. Që s’ka nevojë as për komente dhe as për interpretime. Hiq shëtitoren e Himarës që është mbresëlënëse dhe model, gjithcka tjetër është e rrënuar. Nuk e besoni!. Hipini makinës dhe shiheni me sytë tuaj. Dhe pastaj mendoni me vete? A mund të jetë ky turizëm e ardhmja jonë e vetme ekonomike?
Blendi Fevziu


Etiketa: deshtimdhermidrymadhesjalepalaseqeveriaTurizmi


Ju sugjerojmë

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Aktualitet

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

23 Shtator, 2025 4:59 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

23 Shtator, 2025 4:37 pm
Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm
Bota

Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm

23 Shtator, 2025 4:26 pm
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Kryesore

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

23 Shtator, 2025 3:51 pm
Para
740 milionë euro, Berlusconi shet Milanin tek kinezët 

740 milionë euro, Berlusconi shet Milanin tek kinezët 

Foto/ Mami Rudina tregon sa i është rritur barku…

Foto/ Mami Rudina tregon sa i është rritur barku...

Partizani në Play Off, ja cila është skuadra që do ketë përballë 

Partizani në Play Off, ja cila është skuadra që do ketë përballë 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
23 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën...

Lexo më shumë

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
23 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se vendimi u mor me...

Lexo më shumë

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
23 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, një kritik i hapur i luftës së Izraelit në Gazë, ka bërë thirrje që shteti i...

Lexo më shumë

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Erion Veliajt, i cili u arrit në Mbledhjen e Këshillit, u shoqërua me disa mungesa. Këshilltarët e PS-së,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com