Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DËSHTIMI I MINISTRIT “TË DJATHTË” BEQAJ

2015/10/27 at 1:47 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
DËSHTIMI I MINISTRIT “TË DJATHTË” BEQAJ

Nga PETRIT VARGU



 

Këto fjalë më vijnë në mendje për të shkruar këta dy rreshta rreth situatës dramatike në të cilën ndodhet sot shëndetësia shqiptare dhe mjekësia si pjesë përbërëse e saj… Nuk është vështirë të vësh re sot zona të tëra rurale dhe jo vetëm, të pambuluara me mjekë. Nuk është vështirë të shohësh sot spitale qytetesh të vogla në të cilat mungojnë mjekët specialistë, duke i kthyer këto spitale në qendra ku jepen medikamente tri herë në ditë (natyrisht, ato që janë) dhe ku pacientët e paktë që janë zgjedhin t’i kenë dhomat pranë njëri­tjetrit pasi ankthëzohen nga zbrazëtia e spitalit, që bëhet më rrëqethëse kur muzgu vjen. Nuk është e vështirë të shohësh në QSUT njerëz që kanë udhëtuar natën nga skaje të ndryshme të Shqipërisë për të takuar specialistin e radhës (të munguar në spitalin rajonal që ndodhet pranë tij), i cili do t’i japë zgjidhje për patologjinë e dyshuar për të. Nuk është e vështirë të shohësh familjarët e pacientëve që
rendin me receta në dorë pranë farmacive që kanë përmbytur rrethinat e QSUT­së dhe të spitaleve të tjera, për të blerë ilaçe shpresëdhënëse të cilat mungojnë në QSUT.
Nuk është e vështirë të shohësh autoambulancat me logot e spitaleve private të cilat vijnë në QSUT dhe marrin pacientin e radhës për ta dërguar në qendrën e tyre. Nuk është e lehtë të shohësh sekserët e funeraleve të cilët si hiena vërsulen mbi familjarët e pacientëve (sapo sinjalizohen që dikush ka ndërruar jetë) për të ofruar shërbimin e tyre privat, natyrisht me kupon tatimor. Nuk është e lehtë të kuptosh përse medikamentet sot në kartelat klinike shkruhen vetëm me formulën kimike dhe jo me emrin e tyre tregtar. Nuk është e lehtë të kuptosh përse pikërisht sot me një lëvizje të tipit “deux ex machine” imperativi i radhës i
shëndetësisë shqiptare është informatizimi i sistemit shëndetësor shqiptar dhe jo problematika e përditshme që hasim dhe jetëgjatësia e popullsisë.
Është e vështirë ta kuptosh dhe e lehtë ta shpjegosh përse në urgjencat e disa spitaleve tona janë vendosur kamera që dërgojnë imazhet e tyre deri te drejtorët e spitaleve. Është e lehtë ta kuptosh dhe shumë e vështirë ta shpjegosh përse në stafet drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë gjenden njerëz pa kurse menaxheriale, pa lidhje me partinë që fitoi zgjedhjet dhe pa asnjë mjek që të dijë të paktën pesë funksionet e aspirinës. Në këtë amulli njerëzish, faktesh, ngjarjesh, bie në sy një propagandë e madhe për të treguar që mjekësisë po i ndryshon fytyra. Kuptohet, kur në një staf nuk ke asnjë mjek ose më saktë asnjë njeri që të ketë bërë qoftë edhe një ëorkshop për organizim shëndetësor, produkti do të jetë ky. Por, që të hartosh një strategji totalisht të gabuar të mjekësisë për të gabuar reformën shëndetësore, gjë që nuk bëhet në një ditë, një javë ose një vit, por ke pasur 8 vjet kohë që të vëzhgosh dhe të hartosh, ke një pafundësi njerëzish me të cilët mund të diskutosh dhe mund t’i konsultosh, kjo është e pafalshme.

Këto janë pesë pikat e reformës “Beqaj”
1. Të sigurohet autonomia spitalore. Ngritja dhe funksionimi i bordeve është një element shumë i rëndësishëm në këtë proces.
2. Të miratohen protokollet e diagnozave për shërbimin spitalor, të cilat do të orientojnë më drejt procesin e financimit me synim përdorimin me efektivitet të burimeve.
3. Procesi i akreditimit të institucioneve spitalore, është një kërkesë e domosdoshme, për të kontraktuar spitale që japin shërbime brenda standardeve të përcaktuara.
4. Duhet të synojmë një menaxhim shumë të kujdesshëm të këtyre financimeve.
5. Lidhja e financimit të spitaleve me treguesit e aktivitetit dhe të cilësisë së shërbimit është e domosdoshme në procesin e përdorimit me efektivitet të fondeve.
Sipas meje, reforma në shëndetësi duhet të ketë këto pika:
1. Riorganizim total i urgjencave, ku me “urgjencë” kuptohet që nga edukimi në familje, urgjenca në rrugë, stadium etj., deri në angioplastikën primare dhe trombolizën.
2. Shërbim parësor privat në bashkëpunim të ngushtë me ISKSH­në. Mjeku i familjes të mos jetë kancelar i mjekut specialist.
3. Ministria të heqë dorë nga funksioni blerës. Ajo është për të krijuar strategji, standarde etj.
4. Decentralizim, ku hapi i parë është forcimi i spitaleve rajonale. Të fillojë koncepti i pjesëmarrjes së bashkisë në menaxhimin e spitaleve.
5. Të krijohet Observatoriumi që mbledh të dhëna shkencore dhe cakton detyrat për çdo klinikë të QSUT­së, cilat duhet të jenë ndërhyrjet dhe arritjet për përmirësimin e Shërbimit Terciar.
6. Duhet të krijohet evidence­based­medicine, ku vërtetohen efektet e ilaçeve, kostot e këtij efektiviteti dhe efektet anësore. Në bazë të kësaj të krijohet lista e barnave të rimbursueshme dhe jo nga tekat e profesorëve.
7. Të krijohet për të parën herë reparti i Geriartrisë dhe të krijohen shtëpitë e para të kurimit për moshën e tretë, të cilat do të ulin kostot e spitaleve, pasi do të heqin pjesën më të madhe të të sëmurëve kronikë të moshës së tretë.
8. Të ndahet Shefi i Shërbimit nga Shefi i Departamentit, pasi ky i fundit ka të bëjë me mësimdhënien ndërsa Shefi i Shërbimit ka të bëjë me menaxhimin e punës në mjekësi dhe me klinikën.
9. T’u jepet dorë mjekëve të rinj të specializuar jashtë shtetit, që janë gjithashtu edhe baza e reformës shëndetësore. Këto i kam dëgjuar në psherëtimat e heshtura të pacientëve të mi. Po ju zoti Ministër ku e mbështesni këtë reformë koncensionesh e privatizimesh thellësisht të
djathtë?


 

Marrë nga “Gazeta Shqiptare”

*Autori është mjek në QSUT

*Titulli redaksional 



Ju sugjerojmë

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo
Kryesore

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

8 Maj, 2025 10:07 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

1 Maj, 2025 2:51 pm
Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II
Te Fundit

Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II

26 Prill, 2025 10:21 am
Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit
Te Fundit

Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit

25 Prill, 2025 8:47 pm
Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?
Te Fundit

Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?

23 Prill, 2025 9:48 pm
1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës
Kryesore

1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

21 Prill, 2025 10:10 am
1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926
Kryesore

1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926

19 Prill, 2025 9:47 am
Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB
Kryesore

Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB

15 Prill, 2025 11:14 am
Para
De Biasi:  Rey Manaj në Francë, nëse do të bëj mirë me Interin

De Biasi në "Opinion": Manaj gaboi, në Francë nëse luan rregullisht me Interin

Kroaci: Ilda Bejleri takon futbollistët e Kombëtares

Kroaci: Ilda Bejleri takon futbollistët e Kombëtares

Devis Muka bëhet baba, vjen në jetë Negin

Devis Muka bëhet baba, vjen në jetë Negin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com