Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i Kuvendit, sinjal për zgjedhje të reja

2017/08/25 at 6:40 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështimi i Kuvendit, sinjal për zgjedhje të reja

Kosova tashmë ka hyrë në krizë politike dhe institucionale, pas dështimit për herë të gjashtë të Kuvendit të Kosovës që ta zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët, gjë që do ta rrumbullakonte procesin e konstituimit të legjislativit të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.


Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e liderëve të subjekteve politike parlamentare, të cilat betonojnë edhe më tej qëndrimet kundërshtuese që ndërlidhen me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shpërfaqin mungesën e vullnetit politik për ta gjetur zgjidhjen e krizës politike.

“Po duket se është e qartë se ata nuk kanë qëllim për të gjetur zgjidhje, por po synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë, ta shfrytëzojnë për qëllime politike partiake, duke pasur parasysh që kemi edhe zgjedhjet lokale në tetor. Pra, ky është një kalkulim i pastër politik i liderëve partiakë. Në rastin e tillë, atëherë nuk mund të pritet të dilet nga kjo krizë, sepse, për të dalë nga kriza ne pikësëpari duhet ta kemi një kompromis ndërmjet partive politike. Në situatën aktuale, të cilën e kemi tani, pa ardhur te ndonjë kompromis, nuk mund të dilet nga kjo krizë”, tha Ibrahimi.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se procedurat në Kuvendin e Kosovës janë të rregullta, por koalicioni PAN, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk po do që ta shfrytëzojë të drejtën, të cilin ia jep vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, që ta propozojë emrin e kryetarit e Kuvendit, me arsyetimin se nuk e ka shumicën e nevojshme të votave.

“Nuk mund të imponohen votat me zor dhe nuk mund të pritet gjendja derisa dikush t’i bëj votat, sepse afatet janë dhe duhet të respektohet ligji dhe Kushtetuesja. Në këtë rast, kriza institucionale mund të zgjidhet vetëm nëse Parlamenti e shpërndanë vetveten. E kanë mandatin e verifikuar dhe me dy të tretat mund ta shpërndajnë, si dhe duhet të shkohet në zgjedhje të reja, që do të ishte më mirë që të mbahen së bashku me zgjedhjet komunale”, ka shprehur mendimin politologu Tahiri.

Analisti Ibrahimi, shpreh mendimin se zgjedhjet e reja nuk do të ofronin zgjidhje të problemit, sepse nga një krizë do të mund të hyhej në një krizë tjetër politike.

“Nëse ka një qasje të tillë të bllokimit, pa marrë parasysh se kush do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë një bllokadë të tillë. Unë, zgjidhjen e shoh te partitë e vogla, sepse tashmë e kemi të qartë se koalicioni PAN i ka siguruar 60 vota. I nevojitet vetëm edhe një votë për të arritur të paktën që ta zgjedhë kryetarin e Parlamentit dhe ta formojë Qeverinë”, thekson Ibrahimi.

Por, sipas politologut Tahiri, tashmë ekzistojnë sinjale se partitë politike dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje të reja.

“Sinjale ka dhe duket se ky është synimi i vërtetë i të gjitha partive politike. Mirëpo, duket se pak edhe për shkak të frikës nga faktori ndërkombëtar, asnjëri nuk do që të marrë ‘fajin’ për këtë punë. Përndryshe, të gjitha partitë ose të gjitha grupimet e mëdha e shohin daljen në zgjedhje, sepse janë të pakënaqura edhe nga koalicionet parazgjedhore që i kanë bërë, por janë të pakënaqura sidomos me rezultatin që e kanë fituar në zgjedhje”, tha Tahiri.

Në seancën e ditës së enjte të Kuvendit të Kosovës, koalicioni PAN, ndryshe nga pesë vazhdimet e kaluara të seancës, ka pranuar se nuk e ka shumicën e votave të deputetëve për ta votuar propozimin e këtij koalicioni për kryetarin e Kuvendit. Ata kanë kërkuar kohë shtesë për ta sjellë propozimin tyre në Kuvend, ndërkohë që për vazhdimin e seancës ende nuk është precizuar ndonjë datë./REL

 

Etiketa: deshtimi i kuvenditsinjalzgjedhjet e reja


Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Shqiptarët paguhen sa 30%, por vishen sa 101 % e europianëve

Shqiptarët paguhen sa 30%, por vishen sa 101 % e europianëve

Çmimi i biletave në ‘stratosferë’, por sa përfitojnë Mayweather dhe McGregor të shtunën?

Çmimi i biletave në ‘stratosferë’, por sa përfitojnë Mayweather dhe McGregor të shtunën?

Mashtrimi/ U hiqte si punonjëse e Kryeministrisë, u zhvati 30 mijë euro

Kabineti “Rama 2”/ Peleshi në vend të Kodhelit, një grua zv/kryeministre
















TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com