Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështim për marrëveshje pas 9 orësh, çfarë paralajmëruan ambasadorët

2020/06/02 at 9:00 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështim për marrëveshje pas 9 orësh, çfarë paralajmëruan ambasadorët

Pas 9 orësh takime mes ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë me Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Ambasadorët thanë se “përparim është bërë” por nënvizuan rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje brenda rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

“Që të tre ne kemi shpenzuar 9 orë me anëtarë e këshillit politik. Ka qenë ditë e gjatë dhe e vështirë, por është berë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët politike. Të gjithëve i është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë ne Evropë. Sikurse jeni në dijeni BE ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociatat për në BE, mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të ritakohemi përsëri nesër është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR dhe të jetë anëtarë ne BE. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa.” – deklaroi ambsasdorja Kim.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i quajti “kufij” rekomandimet e ODIHR-it dhe theksoi faktin që është arritur një “vrull” i cili i hap një mundësi për marrëveshje palëve në takimin e nesërm.

“Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpëjtë. Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-in dhe këtë po kërkon dhe BE nga Shqipëria. Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë. Falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”,- tha ambasadori Soreca.

Të njejtën gjë si parafolësit e tij nënvizoi edhe ambasadori britanik i cili tha se megjithëse ka shumë punë për tu bërë, reforma duhet të përfundojë nesër.

“Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën. Sot u bë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Duhet këtë gjë ta përfundojmë nesër, jo vetëm që Shqipëria të përparojë drejt BE, por edhe që votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira në të ardhmen. Kështu që le ta përfundojmë këtë gjë”- deklaroi ambasadori Norman. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
-U tha në Opinion

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

17 Nëntor, 2025 10:36 pm
Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
-U tha në Opinion

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

17 Nëntor, 2025 10:21 pm
Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
Rajoni

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

17 Nëntor, 2025 9:13 pm
Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
Bota

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

17 Nëntor, 2025 8:29 pm
Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Kryesore

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

17 Nëntor, 2025 7:21 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

17 Nëntor, 2025 4:02 pm
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Para
Familja e të miturës largohet nga Paskuqani,Vasilika Hysi pranon dështimin

Familja e të miturës largohet nga Paskuqani,Vasilika Hysi pranon dështimin

Gjendet trupi i pajetë i një 37-vjeçari në bregdetin e Durrësit

Gjendet trupi i pajetë i një 37-vjeçari në bregdetin e Durrësit

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
17 Nëntor, 2025

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha thotë se aksionerët e vërtet të aeroportit të Vlorës...

Lexo më shumë

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
17 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku si të përfshirë në skema korruptive në...

Lexo më shumë

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
17 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se opozita nuk do i ndërpresë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
17 Nëntor, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com