Pas 10 orësh dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeminsitri Edi Rama paralajmëroi padi ndaj kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku.
Para mediave, Rama tha se pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, do të shkojë së bashku me Tabakun në Gjykatë.
A do kërkosh asistencë me ish-ministrin Koka?
Më gjithë respektin, për këto pyetje bëni mirë që të mendohuni dy herë dhe mos imitoni dhembujt më të këqinj që i kishit sot para syve. Mua më citoni drejt dhe ironitë dhe këto mbeturinat e zhargonit politik mos i sillni këtu.
Si ndiheni që ktheheni për të dëshmuar pas 21 vitesh?
Është fatkeqësi që na kaq shumë vite këta janë po ata.
Do ngrini padi për akuzat e Luciano Bocit?
Do presim dhe cështjen e grupit të strukturuar do ta trajtojmë në gjykatë dhe për fat të keq e kemi bërë gjykatën vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Do më duhet ta bëj prapë dhe më vjen keq. Kur të mbarojë hetimi i SPAK-ut do shkojmë në gjykatë.