Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmitë e fëmijëve të Dhurata Saliajt, djali: I shkruante dikujt “të dua”

2021/06/07 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmitë e fëmijëve të Dhurata Saliajt, djali: I shkruante dikujt “të dua”

Janë zbardhur dëshmitë e tre fëmijëve të Dhurata Saliajt, e akuzuar si bashkëpunëtore me të atin, Mexhit Picari, në vrasjen e bashkëshortit të saj, Kudrejt Saliaj. Edhe pse ajo ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj 3 fëmijëve të saj, dëshmitë e të miturve tregojnë të kundërtën.


Në dosjen e siguruar nga Report Tv, në tetor të 2020, kohë kur Dhurata doli në Gjykatë për akuzën e dhunës në familje, vajza e saj e ka deklaruar se e ëma i rrihte dhe i kërcënonte nëse do i tregonin babait të tyre.

“Vajza e mitur e të kallëzuarës ka deklaruar se në datën 02.10.2020 rreth orës 12:00 ka qenë duke luajtur me vëllanë e vogël në lagje. Ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai, babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuat dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuat se mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe ka kanosur me fjalë se po ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë. Gjithashtu, kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me brryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Sikurse është bërë me dije dhe më herët çifti, Dhurata dhe Kudreti kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore dhe për një detaj të tillë flet dhe djali i vogël. Ai deklaron se ka lexuar mesazhe në celularin e nënës së tij që i thoshte të dua dikujt një personi tjetër dhe i kërkonte që të takoheshin, dhe prandaj e rrihte pasi i kishte zbuluar këto biseda.

“Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras do të mbys me litar. Kam parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm ku i shkruante ‘o zemra ime, te dua shumë, kur do të takohemi’ dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua”, ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.

Sakaq detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen. Dy ditë para vrasjes së ish-dhëndrit, Mexhit Picari është konfliktuar me viktimën e tij pasi Kudret Saliaj ka nxjerrë nga shtëpia rrobat e ish-gruas së tij. Ndërsa vrasësi ka pretenduar se rrobat s’kanë qenë të gjitha dhe mungonin edhe disa florinj.

Ditën që ndodhi ngjarja Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku. Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime, gjë që ka bërë që policia të dyshojë se Dhurata Saliaj është implikuar në vrasje. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër deklarimeve të Dhuratës, e cila ka thënë se ka qenë me të atin në tavolinë.

Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, ka nxjerrë armën, të cilën e kisha pa karikator.“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka deklaruar ai.

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

Ndërkohë pritet të mbahet seanca për masën e sigurisë për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliaj, të dy të arrestuar nga policia, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit./Opinion.al

 

 

 



Ju sugjerojmë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Para
I shpërthen dinamiti duke peshkuar,44-vjeçari akuzohet për 2 vepra penale

I shpërthen dinamiti duke peshkuar,44-vjeçari akuzohet për 2 vepra penale

Basha pret në selinë blu Konjufcën: Jemi krah për krah me Kosovën

Basha pret në selinë blu Konjufcën: Jemi krah për krah me Kosovën

Video/ Djali pa gjyshin kur i vrau babain, momenti kur del nga lokali

Si u organizua vrasja e Kudret Saliajt, Dhurata i dha armën të atit
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com