Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia/ Vrasja e kryepolicit, gruaja pa atentatorin te shkallët

2017/04/09 at 5:43 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dëshmia/ Vrasja e kryepolicit, gruaja pa atentatorin te shkallët

Pas dëshmisë së administratorit të pallatit, të tjera dëshmia mbledhur nga grupi i hetimit thonë se gruaja e ish­ kryepolicit Artan Cuku e ka parë autorin. Sipas dëshmive në grupin hetimor, njëri nga autorët e krimit është parë edhe nga gruaja e Artan Cukut në momentin që u ngjit në banesë, shkruan Shqiptarja.com. Nga të dhënat e deponuara, ai ishte i ulur në shkallë, ndërsa kishte në dorë telefonin.


Ndërsa dëshmitarët që po merren në pyetje kanë deklaruar se debati që kanë dëgjuar mes Cukut dhe autorëve ka qenë me dialekt verior duke rikthyer në qendër të hetimit dosjen e vetëvrasjes së të riut nga Shkodra me armën e Cukut në 2005.

Dëshmia e parë: Pashë një djalë që po shkruante në telefon, kokën e mbante poshtë

Administratori i pallatit ka folur lidhur me vrasjen e Artan Cukut që tronditi Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Ai është shprehur se: “Para se të ndodhte ngjarja pashë një djalë të ri tek shkallët. E pashë që po qëndronte aty dhe e pyeta se çfarë po kërkonte. Djali ishte i veshur me të zeza dhe me kapale në koke. Po shkruante në telefon dhe e mbante kokën poshtë. Djali me tha se po priste ti sillnin çelësin” tha administratori per News 24.

Ish ­drejtuesi i Policisë së Vlorës ekzekutohet në Tiranë në një atentat të tipit mafioz pranë banesës së tij. Artan Cuku, 42 vjeç, i cili ka mbajtur disa pozicione drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona të paident

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, pranë banesës së tij, në një pallat në Rrugën e Kosovarëve, gati 150 metra larg digës së Liqenit Artificial.

Atentati

Viktima është qëlluar në distancë të afërt dhe plagët e marra i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme. Mësohet se Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë.

Po kështu mësohet që kanë qenë dy vrasës. Njëri nga autorët ka qenë i fshehur te holli i pallatit, ndërsa personi tjetër e ka pritur te hyrja Cukun duke ndjekur të gjitha lëvizjet.

Teksa ka dalë nga supermarketi Cuku është përballur me dy autorët. Ai u qëllua me 5 plumba, njëri në kokë dhe 4 të tjerë në gjoks. Autorët e kanë qëlluar 5 herë duke u siguruar se e kanë lënë të vdekur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se një minut, rreth 40 sekonda, ndërsa më pas dy autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga nata.

Policia ka nisur kontrollet në zonë për armët e krimit, pasi dyshohet se është hedhur nga autorët, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve për të çuar në identifikimin e autorëve.

Burime policore pohuan se ish­zyrtari i Policisë është qëlluar nga dy persona, që dyshohet të jenë larguar nga vendi i ngjarjes me një motor, duke shfrytëzuar rrugicat ndërmjet pallateve pa u vënë re, ndonëse pallati i viktimës ndodhet në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, shkruan “Panorama”.

Para ngjarjes, 42­vjeçari ka qenë i ulur në një nga lokalet e zonës. Dyshimet e para në lidhje me motivin e ngjarjes janë ato të vrasjes për shkak të detyrës së tij si ish­punonjës policie.

VRASJA

Një telefonatë e mbërritur rreth orës 20:00, në sallën operative të Policisë së Tiranës, që ka lajmëruar Policinë për dëgjimin e disa të shtënave në një pallat pranë Rrugës së Kosovarëve, ka qenë sinjali i parë i Policisë në lidhje me ngjarjen.

Pak minuta më vonë, një njësi e “Shqiponjave” ka konstatuar trupin e pajetë të ish­zyrtarit të Policisë. Dinamika e ngjarjes lë të kuptohet se autorët i kanë studiuar lëvizjet e viktimës para ngjarjes dhe vendin ku do të kryenin goditjen.

Ish­polici është përballur me ekzekutorët e tij pranë hyrjes së pallatit, pak para se të mbërrinte tek ashensori. Hyrja e pallatit ndodhet në anën e pasme të godinës referuar me Rrugën e Kosovarëve dhe ballë saj rrugica kufizohet me një avlli muri rreth 20­30 metra.

Të gjitha këto, shto edhe ndriçimin jo të plotë të rrugicës, për shkak se zona është në ndërtim, duket se kanë qenë në favor të autorëve.

Sipas burimeve, vetëm njëri prej tyre ka hapur zjarr drejt ish­policit, shkruan “Panorama”.

Plumbat i kanë shkaktuar plagë në organet jetësore dhe i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme, pa i dhënë mundësi transporti për në spital. Dyshohet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur rrugicat që bashkojnë zonën me sheshin “Willson”. Me gjithë ngritjen e postblloqeve të shumta policore në Tiranë, deri në mbrëmjen e vonë të ditës së djeshme ata nuk ishin identifikuar apo ndaluar.

HETIMI

Pista kryesore, në të cilën po heton Policia, është ajo e “vrasjes për shkak të detyrës”. Gjatë karrierës së tij disavjeçare në pozicionin e drejtuesit në strukturat e Policisë, “vulën” e Artan Cukut e mbajnë organizimi i një sërë operacionesh policore për goditjen e grupeve të strukturuara kriminale.

Etiketa: Artan CukudeshmiaVrasja


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Dyshimet/ Çifti i vajzave në Big Brother nuk janë lesbike, Vivin e pret jashtë një djalë

Dyshimet/ Çifti i vajzave në Big Brother nuk janë lesbike, Vivin e pret jashtë një djalë

E fundit/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, përplasen dy makina

E fundit/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, përplasen dy makina

Noizy organizon një festë magjike për ditëlindjen e mbesës së tij

Noizy organizon një festë magjike për ditëlindjen e mbesës së tij
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com