Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia tronditëse e nënës shqiptare: Tmerri në kampet e azilit

2016/08/23 at 10:06 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Dëshmia tronditëse e nënës shqiptare: Tmerri në kampet e azilit

Pëllumbesha Ziu, ka treguar  historinë e saj të jetës, sakrificat, e peripecitë, emigrim, frikën nga përdhunimet, kërcënimet, vrasjen makabre të shoqes së saj në kamp, të cilës burri i preu kokën me thikë, pse e denoncoi për dhunë.


Gruaja dëshmon të vërtetën e saj për kampet e azilantëve në Gjermani, ku shumë shqiptarë janë dyndur duke kërkuar azil, në emër të një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre. Pëllumbesha, është njëra nga ata gratë e nëna, që luftojnë çdo ditë me dhunën psikologjike që ushtrohet në kampin ku ajo gjendet së bashku me dy fëmijët e saj më të vegjël, pasi dy vajzat e mëdha është detyruar t’i lërë tek të afërmit në Shqipëri.

Ja intervista e saj e dhimbshme dhe tronditëse për Kozeta Turishtën.

Sa kohë u bënë që keni kërkuar azil në shtetin gjerman?

Pëllumbesha Ziu­ Kam rreth një vit këtu. Kam 8 muaj që jam sistemuar në një banesë. Kam jetuar në një kamp në Shtaumyhler, ku jetova me frikë nga tentativat për përdhunim.

Çfarë ju bëri të largoheshit nga Shqipëria?

Arsyet e braktisjes së Shqipërisë janë të shumta. Po e nis me ndërprerjen e ndihmës ekonomike prej 47 mijë lekësh të vjetra. Si dhe pensionin qesharak të 4 fëmijëve jetimë, pasi babai i tyre ka vdekur nga një tumor. Po vazhdoj me ndërprerjen e energjisë elektrike, që nuk e paguanim dot. Pas vdekjes se bashkëshortit përjetova një ferr moral, fizik, për pronësinë e banesës, nga motrat e martuara të bashkëshortit. Prita me durimin më të madh të mundshëm dhe me shpresë nga policia e rajonit Lushnje. Më dhanë një urdhër mbrojtjeje i cili u hodh poshtë për tre ditë.

Pse u hodh poshtë?

Sepse personi i cili dhunoi banesën dhe familjen time u largua pas qëndrimit të një nate në burg, pa mbushur 24 orë, drejt Greqisë. Pas një zhgënjimi të thellë dhe detyrës së një prindi të vetëm për të rritur dhe shkolluar katër fëmijë, ndërmora këtë rrugë të vështirë, duke lënë dy vajzat e rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra 16, tek të afërmit e mi dhe marrë rrugën e emigrimit e detyruar për të mos përfunduar në rrugë si shumë të tjera. E di sa e vështirë është për vajzat e mia, por kam një mision që nuk e lë dot në mes. Misioni im e ka emrin Nino. Është djali im me sindromën Down të cilin Shqipëria e la pa drita, pa ujë, pa bukë e pa televizor, i cili ishte i vetmi argëtim për të. Për Ninon jam këtu.

Si është në të vërtetë realiteti brenda, aty ku jetojnë shqiptarët të cilët presin fatin e letrave për azil?

Realitet i zi, që askush nuk mund ta besojë pa e parë me sy e përjetuar vetë. Po marr rastin e fundit të gruas shqiptare, e cila u masakrua në mes të ditës me prerje koke, nga bashkëshorti. E ndjera Arjana Ciba ishte një grua shembullore.

Arjana ishte në kampin tuaj? E patë ngjarjen e tmerrshme?

Po, unë e kam parë ngjarjen me sytë e mi. E vërteta është se e ndjera Arjana, dhunohej shpesh nga i shoqi, ai e keqtrajtonte atë dhe dy fëmijët e saj. Një ditë asaj iu sos durimi dhe shkoi tek Komuna për t’u ankuar, për të kërkuar njëfarë sigurie sepse jeta e saj ishte në rrezik dhe ajo e kishte nuhatur më të keqen, me gjithë atë dhunë fizike që i shoqi i saj ushtronte mbi të. Ai e mori vesh se Arjana e kishte denoncuar dhe ka qenë ora 10:00 e paradites kur ka nisur ta godasë, derisa gjaku i rridhte mureve të korridoreve, e më pas, në sy të të gjithëve, i preu kokën me thikë. Ishte një ditë zie për të gjithë ne, të gjithë ne të godinës ku jetonim, që pas tragjedisë kemi përfunduar në spital nga tronditja e tmerri që na panë sytë.

Nuk mundi dikush nga ju të ndërhynte në ato momente?

Me të drejtë pyesni, por ai njihej si një njeri më probleme dhe më përpara, me precedentë penalë, madje kishte bërë dhe burg në Greqi për 12 vjet dhe të gjithë patën frikë t’i afroheshin. Mjerë ato femra shqiptare që bëhen darka e qenit, sepse zakonisht familjet në zona të thella malore, e fshatra të izoluara, detyrohen t’ia japin vajzën të ligut, vetëm e vetëm për t’i hequr nga shtëpia.

Po fëmijët e kanë mësuar çfarë ndodhi me nënën e tyre?

Jo, sepse atë ditë ata ishin në shkollë, dhe janë përpjekur t’ja mbajnë fshehur faktin sesi vdiq nëna e tyre, pasi do ishte tepër e rëndë për ta. Janë dy djem, moshat 8 dhe 9 vjeç, që janë vetëm tani. Ndërsa ai monstra ndodhet në burg.

Ju thoni që nuk ka as siguri për jetën, por as kujdes nga ana e punonjësve aty brenda?

Absolutisht jo, është një tmerr i vërtetë. Unë jam gjendur përballë një realiteti të hidhur në një kishë fëmijësh, ku një shtetas shqiptar dhunoi dhe kërcënoi me prerje fyti fëmijën tim 6 vjeç dhe mua. E ndërsa pastorit me emrin Andreas Wiltizer i dukej normale për një zënkë fëmijësh dhe as mori mundimin të reagojë, sepse neve na shohin e na trajtojnë jo si qenie njerëzore. Ishte vërtetë një zënkë mes fëmijësh, por ai nuk pati mëshirë as për djalin tim të sëmurë duke e kapur prej rrobash, e kapi në grykë duke e ulur disa herë në tokë, pa e përplasur. Më pa në sy dhe më tha: Për shpirtin e babës ta presë fytin ty e të gjithë familjes tënde.

Kujt iu drejtove për këtë kërcenim?

Shkova në polici, atje rrëfeva gjithçka siç po flas me ju, por nuk mora asnjë mbështetje, pasi më akuzonin sikur e bëja me qëllim që të përfitoja më shumë qëndrim këtu. Policia nuk besonte, sepse kishte pasur raste të ndryshme me shqiptarët, ku nxirrnin lloj­lloj gjërash vetëm të qëndronin sa më gjatë, dhe për këtë fakt nuk e merrnin si të mirëqenë, derisa një ditë fatmirësisht një grua gjermane, së cilës dikush i kishte thënë për rastin tim, i tha policëve se unë po thosha vetëm të vërtetën. Ka ende njerëz kjo botë.

Po tani ku jetoni?

Komuna më ka dhënë një shtëpi prej tetë muajsh, si dhe një shumë prej 800 euro për shkollimin e dy fëmijëve. Por në momentin që ti merr një negativ absolut nga zyrat e emigracionit, shteti gjerman të detyron të firmosësh vdekjen tënde, kthimin në Shqipëri. Është një luftë e ftohtë psikologjike, nëse nuk e ke lëkurën e fortë, mund të vdesësh nga stresi e depresioni i thellë në të cilin përballemi çdo ditë me këto kushte.

Sa zgjat procesi?

Procesi zgjat pafund, derisa arrin në një pikë lodhje që me zemërimin e mbledhur në zemër, mund të shembësh botën.

Ju keni marrë përgjigje?

Po, unë kam marrë negativin pasi dhashë intervistën, por më kanë lejuar të qëndroj nga gjendja ime e keqe shëndetësore dhe ata e dinë në çfarë kushtesh jam.

Kaq shumë vuajtje, nuk do ishte më mirë të ktheheshit pranë pjesës tjetër të familjes e në vendin tuaj?

Ku të kthehem , kur nuk kam asnjë të ardhme, as minimumin jetik të gjërave, kur nuk kam mundësi të paguaj dritat, sepse nuk ka punë, me katër fëmijë që më shohin në sy e presin nga unë. Kjo që po bëj është një sakrificë e madhe. Si çdo nënë shqiptare që jep jetën për fëmijët e saj, dhe unë do i shkoj vuajtjes deri në fund për të nxjerr në dritë fëmijët e mi, sidomos atë që nuk mundet vetë, Ninon, djalin tim të sëmurë. Ai vetëm këtu mund të përmirësojë edukimin e zhvillimin e tij mendor. Ka talent në muzikë, sport. Është shumë simpatik dhe energjik, duket si një model. Por nuk mund të flasë. Ëndrra ime është ta dëgjoj Ninon të flasë. Kjo është arsyeja pse erdha të vuaj këtu. Është arsyeja për të cilën unë jetoj.

Etiketa: azildeshmiakamp


Ju sugjerojmë

Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington: Të rivendoset siguria publike
Bota

Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington: Të rivendoset siguria publike

12 Gusht, 2025 8:59 am
Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…
Aktualitet

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…

12 Gusht, 2025 8:48 am
Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, zjarret djegin gjithë Evropën
Aktualitet

Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, zjarret djegin gjithë Evropën

12 Gusht, 2025 8:33 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

12 Gusht, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 12 gusht 2025

12 Gusht, 2025 8:21 am
Horoskopi, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 12 gusht 2025

12 Gusht, 2025 8:20 am
SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
Bota

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11 Gusht, 2025 10:45 pm
Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
Aktualitet

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

11 Gusht, 2025 10:14 pm
Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
Bota

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

11 Gusht, 2025 9:58 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

11 Gusht, 2025 9:30 pm
Para
Facebook me aplikacion vetëm për adoleshentët

Facebook me aplikacion vetëm për adoleshentët

Dëshmia e 15 ­vjeçares: Babai më la pa rroba në mes të pyllit. Njerka: I thashë zhduku nga shtëpia

Dëshmia e 15 ­vjeçares: Babai më la pa rroba në mes të pyllit. Njerka: I thashë zhduku nga shtëpia

Intervista/ Ervin Salianji: Pse jam kundra ish-ministrave në fushatë

Kontrata e thyer

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington: Të rivendoset siguria publike

Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington: Të rivendoset siguria publike
12 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së Trump angazhimin e planifikuar të gardës kombëtare në Uashington e argumenton me kuotën e lartë të kriminalitetit,...

Lexo më shumë

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…
12 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga kantieri i rindërtimit të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura....

Lexo më shumë

Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, zjarret djegin gjithë Evropën

Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, zjarret djegin gjithë Evropën
12 Gusht, 2025

Gadishulli Iberik dhe vendet e Ballkanit po luftojnë me shumë zjarre, në mes të një vale të nxehti, që kanë...

Lexo më shumë

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
12 Gusht, 2025

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të takohen këtë javë në Alaskë për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com