Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia/ Të moshuarit i ofruan 56 vjeçaren për seks, se dinte që ishte prostitutë

2017/04/01 at 5:53 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmia/ Të moshuarit i ofruan 56 vjeçaren për seks, se dinte që ishte prostitutë

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj një prostitute 56-vjeçare dhe klientit të saj 76-vjeçar.

Të pandehurit Ismail S. dhe Lutfie B. u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënuan me nga 70 mijë lekë gjobë. Ata u ndaluan nga policia në kushtet e flagrancës, në tetor të vitit 2016, në një shtëpi pranë maternitetit të ri në kryeqytet.

Dy dhoma në katin e parë të kësaj banese ishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ku, pasi kryente marrëdhënie seksuale, 76­vjeçari i jepte pagesa nga 5­10 mijë lekë të vjetër të pandehurës Lutfie, si dhe 5 mijë lekë të vjetër pronarit të banesës, i cili po gjykohet në një proces të veçuar.

RREFIMI I TE MOSHUARIT

Referuar vendimit të Gjykatës, i pandehuri Ismail S. në deklarimet e tij ka pohuar se para një viti ka pasur të shtruar në maternitetin e ri nusen e nipit të tij. Për shkak të qëndrimit të saj për një kohë të gjatë, i pandehuri është njohur jashtë ambienteve të spitalit me një person me emrin Luli, për të cilin kishte dëgjuar se gjente femra për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

I pandehuri ka deklaruar se meqë atij i kishte vdekur gruaja dhe kishte nevojë të kryente marrëdhënie seksuale, ka menduar të takonte këtë person. I pandehuri ka pohuar se këtë histori e kishte dëgjuar nga disa shokë të tij, të cilët kanë shkuar te Luli.

Në takimin me të, ai i ka kërkuar t’u gjente një femër për marrëdhënie dhe personi me emrin Luli i ka thënë se do ta njoftonte pasi t’i gjente. Pak ditë më vonë, teksa ka qenë në shtëpinë e tij, i pandehuri Ismail është telefonuar nga Luli, i cili i ka thënë të takoheshin për një kafe.

Kur ka shkuar dhe e ka takuar, Luli e ka drejtuar të moshuarin drejt ambienteve të një shtëpie, në katin e parë të saj. I moshuari është futur në njërën nga dhomat dhe ka pritur të vinte femra që do t’i sillte Luli.

Ajo është futur në dhomë dhe i është prezantuar me emrin Lutfie. I moshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe më pas i ka dhënë asaj 5 mijë lekë dhe një shumë të tillë edhe shtetasit me emrin Luli.

Gjatë deklarimeve të tij si i pandehur, Ismail S. ka pohuar se nuk e dinte nëse e pandehura Lutfie kryente marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë, por ai për çdo rast që kryente, i jepte asaj 5 mijë lekë.

I pandehuri ka deklaruar se ndihet i turpëruar dhe i penduar për veprimin që ka kryer./ Panorama.al Armand Bajrami

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Shtëpia e Bardhë publikon pasurinë e personelit/ Ja pasuria e Ivanka Trump

Shtëpia e Bardhë publikon pasurinë e personelit/ Ja pasuria e Ivanka Trump

Intervista/ Presidenti Nishani: Jam gati të shtyj datën e zgjedhjeve nëse ….

Intervista/ Presidenti Nishani: Jam gati të shtyj datën e zgjedhjeve nëse ....

UPSS! Tuna dhe Mimoza Shkodra në skenë me veshje të njëjtë

Tuna gënjen për 1 prill ...

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com