TIRANË- Kryeministri shqiptar në vitin 1999, Pandeli Majko duket se ka qenë i ashpër me të huaj. Siç dëshmon ishambasadori Bashkim Zeneli në librin e tij “Për Gjermaninë, histori diplomatike dhe kujtime”, Majko i ka thënë ish-Kancelarit Schröder: “Tani si thoni, do të na ndihmoni apo t’u drejtohemi aleatëve të tjerë!”
Kjo deklaratë, sipas Zenelit ka shkaktuar mjaft tension asokohe. “Menjëherë e mori fjalën Kancelari Schröder, shumë qetësisht e shumë i hapur: Unë ju kuptoj shumë mirë zoti Kryeministër Majko. Ju keni probleme, keni vështirësi, unë ju kuptoj shumë mirë. Ne kemi bërë sa kemi mundur, por do të bëjmë edhe më shumë”, shkruan Zeneli në librin e tij.