Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia/ Martinaj: Ervin Mata është dele.”Kokëmadhi” do ishte i vdekur sot

2018/10/10 at 11:26 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Dëshmia/ Martinaj: Ervin Mata është dele.”Kokëmadhi” do ishte i vdekur sot

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cilësuar si “mollë sherri” për masakrën e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit.


Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhet të japë deklarimet e saj për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin. Në të kundërt, do të bëhet shoqërimi i saj i detyruar. Pas sherrit në ish-Bllok, ku u përfshi edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Ajo është larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE-së, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Dinamika e ngjarjes

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata; Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima. Personi i dyshuar për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos pohohet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake, Mevjol Bilo. Ngjarja me 1 të vrarë e dy të plagosur “kryqëzoi” këngëtaren Elvana Gjata, ndërkohë që i plagosuri Ervis Martinaj gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues që vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij ka deklaruar se me “Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja nuk ka lidhje fare”.

Pak ditë pas masakrës në ish-Bllok, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 36-vjeçarit. Ndër të tjera, ai ka thënë se me Ervin Matën s’ka pasur lidhje fare dhe se me të është takuar rastësisht. “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flasë me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”, është shprehur Martinaj. Gjithashtu, 36-vjeçari i plagosur ka pohuar se komando Mevjol Bilo, të cilin e quan “Kokëmadhi” e qëlloi atë për refleks, ndërsa ka sqaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai (Martinaj), komando do të kishte vdekur, pasi s’kishte mundësi të nxirrte armën.

DËSHMIA E ERVIS MARTINAJT

Gjykata ka pyetur mjeken e pranishme nëse personi nën hetimi (Martinaj) është në gjendje për të folur. Mjekja është përgjigjur se është në gjendje për të folur. Ndërsa vetë Martinaj ka thënë: “Po, mund të flas, thjesht qafën kam të paralizuar”. Më pas 36-vjeçari nën hetim ka dëshmuar për ngjarjen:

“Unë, si puna e atyre dy çunave njoh gjithë Tiranën. Në këtë ngjarje kanë qenë palë në konflikt dy persona që kanë hyrë nga jashtë. Personat që kanë qenë të pranishëm fillimisht në lokal nuk kanë lidhje me ngjarjen. Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit. Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.

Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja në ato momente (Elion Hata), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘Kokëmadhit’: ‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri i komandës ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Unë e njoh Fabin, kisha 4 muaj pa e parë”.

Gjatë dëshmisë së tij, Ervis Martinaj ka folur për viktimën Fabian Gaxhajn, për të cilin është shprehur se ishte shumë problematik dhe për këtë arsye nuk e afronte në miqësi.

“Ai para 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer dhe sipas mje-këve, atij i kishin ngelur edhe shumë pak muaj jetë. Kjo vërtetohet edhe me raportet, pasi ai nuk ishte mirë nga mendtë kohët e fundit. Ai ishte çuni i dajës tim, por ishte shumë konfliktual dhe kishte bërë disa konflikte rresht. Me Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja s’ka lidhje fare”, ka pohuar Martinaj.

I pyetur nga gjykata nëse e kishte lënë me Matën për t’u takuar, Ervis Martinaj ka deklaruar:

“Me Ervin Matën s’kam pas lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba. Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘Kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks.

Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është. Jeni duke rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Unë në spital kam shkuar vetë me një taksi. Nëse nuk do të kisha shkuar për 3 minuta, do të kisha vdekur, pasi kisha humbur 2.5 litra gjak”. I pyetur nga gjykata se dy personat u konfliktuan me sy para se të hynin në lokal, personi nën hetim (Martinaj) tha: “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”.

/Burimi: Gazeta Shqiptare (gsh.al)

Etiketa: deshmidokumentElvana Gjataervin mataervis martinajlokalprokuroriasherri ne bllokvrasje


Ju sugjerojmë

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
Kronikë

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

11 Dhjetor, 2025 8:17 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

11 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

11 Dhjetor, 2025 8:14 am
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
VIDEO/ Fredi Alizoti i dosjes ‘Babale’: Më ka shantazhuar kreu i policisë

Prokurorët sekuestrojnë videon që publikoi Salianji në Opinion

Operacionet plastike të Vipave që rezultuan një dështim i vërtetë

Operacionet plastike të Vipave që rezultuan një dështim i vërtetë

Ja lidhjet më të këqija të shenjë së Binjakëve

Pse Binjakët janë të pafatë në dashuri?
















TE FUNDIT

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?
11 Dhjetor, 2025

Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës...

Lexo më shumë

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
11 Dhjetor, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Paraprakisht mësohet se...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
11 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 12 prill 2025
11 Dhjetor, 2025

DASHI Do keni vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com