Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e gruas: Si më përndiqte dhe dhunonte djali 11 vjet më i vogël

2016/08/25 at 4:59 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmia e gruas: Si më përndiqte dhe dhunonte djali 11 vjet më i vogël

Refuzimi për të nisur një lidhje dashurie me një djalë 11 vjet më të vogël, i ka kushtuar disa episode dhune dhe gjendje ankthi e frike një 35-vjeçarje nga Tirana.


Vajza me iniciale S.P., e cila punon si ekonomiste në një kompani private, ka denoncuar tre ditë më parë ngjarjen në Komisariatin nr.2, pas episodit të radhës së dhunës, nga 24-vjeçari që e përndiqte.

Burime nga Policia thanë për “Panorama” se mbrëmjen e së hënës është bërë edhe arrestimi i të dyshuarit, Ervis Nuhaj, 24 vjeç, i cili akuzohet për përndjekje dhe dëmtime të tjera me dashje. Burime nga Policia thanë se në kallëzimin e saj, vajza ka deklaruar se përndiqej prej më shumë se 6 muajsh nga i dyshuari.

Fillimisht ai kishte nisur ta shqetësonte me mesazhe në rrjetet sociale, më pas edhe në telefon, herë me numra të fshehtë e herë me mesazhe nga numra të ndryshëm telefoni. E dëmtuara është shprehur se 24-vjeçari, fillimisht e komplimentonte duke i kërkuar një lidhje dashurie dhe me mirësjellje ajo e kishte refuzuar, duke i thënë se kishin një diferencë të madhe moshe.

Ajo shprehet se gjithmonë e ka refuzuar, duke mos i dhënë asnjë shkak që ai të pretendonte realisht një lidhje me të, por sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë shtoheshin shqetësimet, aq sa kohët e fundit ai e priste edhe poshtë pallatit. Këto veprime, vajza thotë se i kanë shkaktuar disa herë gjendje ankthi. Por, duke menduar se ai do të bindej dhe nuk do ta shqetësonte më, nuk e ka denoncuar në Polici.

Ndërsa javën e fundit, përndjekja ishte bërë edhe e dhunshme sipas saj. Disa ditë më parë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku banon 35-vjeçarja, autori e kishte goditur me shpullë në fytyrë. Edhe këtë herë vajza e ka falur, pasi sipas saj ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërsa dy ditë më parë, kur ajo vendosi t’i drejtohej për ndihmë Policisë, 24- vjeçari Nuhaj e ka rrahur në publik, duke i shkaktuar edhe shenja në vende të ndryshme të trupit. Sërish motivi sipas saj ka qenë i njëjtë, refuzimi i saj për të nisur një lidhje me të. Ai është larguar vetëm pasi kanë ndërhyrë disa kalimtarë të rastit.

Ndërsa 35-vjeçarja S.P. është paraqitur menjëherë në Komisariatin nr.2, ku ka bërë denoncim për atë që i kishte ndodhur. Pak orë më vonë, shërbimet e këtij rajoni kanë gjetur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili ka mohuar ta ketë dhunuar vajzën, por ka pranuar se e ka ndjekur disa herë, për shkak se ishte afeksionuar dhe kërkonte një lidhje dashurie me të./E.Delia (Panorama)

 

Etiketa: deshmia e gruasdhunontedjaliperndiqte


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Çiftet që bashkuan dy shtetet

Foto/Pushimet speciale të Vesës dhe Big Bastës

Tërmeti në Itali/ Dëshmia: Në Amatrice jetojnë 10 familje shqiptare, ka viktima

Audio/ ‘Na ndihmoni’, ‘tërmet, nxitoni’, telefonatat e para pas tërmetit

Video/ Njihuni me taksinë pa shofer

Video/ Njihuni me taksinë pa shofer

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com