Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e Çalamanit: E qëllova dy herë me kazmë dhe e shtyva me këmbë në gropë

2021/11/18 at 12:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia e Çalamanit: E qëllova dy herë me kazmë dhe e shtyva me këmbë në gropë

Tonditëse është dëshmia e Koldian Çalamanit, vrasësit të 8-vjeçarit, Mateo Vasiu në Fier. Sipas autorit gjithçka ka ndodhur pasi fëmija e kishte sharë, duke e akuzuar, se i kishte ngacmuar nënën e tij.

Çalamani tregon se teksa 8-vjeçari po vazhdonte ta shante ai e ka qëlluar me kazmë qylyke. Pas goditjes fëmija është rrëzuar në tokë, ndërsa 38-vjeçari e ka qëlluar sërish me kazmë në kokë dhe i mituri nuk është ngritur më.

Më tej, Çalamani shprehet se i ka lidhur duart të miturit me lidhëse këpucësh dhe mbasi e ka parë që fëmija ka ndërruar jetë e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur te një gropë, e cila ndodhej rreth 5-6 metra larg vendit ku kreu vrasjen.

”…banoj në fshatin Greçalli të Fierit, në lagjen “Trifon Tanka”. Kam një shtëpi private, një katëshe me llamarina, me oborr rreth shtëpisë dhe në pjesën e përparme, e kam të thurur me gardh me kallama. Nga ana e gardhit me kallama kam edhe portën kryesore që futem në oborrin e shtëpisë. Në oborr, unë kam të mbjella disa qepe të njoma dhe kam edhe një rrënjë hardhie. Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: ”…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”. Ndërsa unë i them:“…ik se e di unë çfarë bëj… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time…”, shkruan Abc news.

Vrasja është zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë disa metra pranë banesës së të miturit, ku është konstatuar se, Mateo Vasiu është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij me një biçikletë në lagje. Mateo kishte shkuar të blinte një bukë për Çalamanin i cili i kishte dhënë edhe lekët.

Pasi ka kqyrur kamerat e sigurisë, policia ka kontrolluar banesën e Klodian Çalamanit, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë, por asnjë gjurmë të Mateos. Gjatë kontrolleve policia ka parë pjesën e punuar të tokës. Pasi janë afruar kanë parë edhe dorën e vogëlushit të mbetur jashtë gropës, ku ishte mbuluar nga Klodian Çalamani.

Tashmë për 38-vjeçarin Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”./Opinion.al

Etiketa: deshmiaklodian calamani

Ju sugjerojmë

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
Kryesore

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

13 Tetor, 2025 9:41 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
Bota

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

13 Tetor, 2025 8:24 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
Bota

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

13 Tetor, 2025 7:51 pm
Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
Bota

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

13 Tetor, 2025 7:28 pm
Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

13 Tetor, 2025 7:02 pm
Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
Bota

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

13 Tetor, 2025 6:42 pm
Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin
Bota

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin

13 Tetor, 2025 6:15 pm
PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”
Politikë

PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”

13 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
“Hë e gjetët?”/Babai i Mateos rrëfen detajet: Ne kërkonim, Klodiani rrinte i qetë

“Hë e gjetët?”/Babai i Mateos rrëfen detajet: Ne kërkonim, Klodiani rrinte i qetë

“Të varet këtu,këtë dua”/Vëllai i 8-vjeçarit:Në orën 9 e pashë për herë të fundit

“Të varet këtu,këtë dua”/Vëllai i 8-vjeçarit:Në orën 9 e pashë për herë të fundit

Vrasja e kineastes në xhirime, ngrihet akuzë ndaj aktori Alec Baldwin

Vrasja e kineastes në xhirime, ngrihet akuzë ndaj aktori Alec Baldwin

TE FUNDIT

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
13 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në një tubim të caktuar në Tiranë më 17 tetor, në...

Lexo më shumë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
13 Tetor, 2025

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga...

Lexo më shumë

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
13 Tetor, 2025

Ndeshja me Jordaninë nesër mbrëma në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm një test miqësor për Kombëtaren kuqezi. Kështu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com