Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e britanikes, nënë e 4 fëmijëve: Ja si më mashtroi shqiptari

2016/03/16 at 11:37 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dëshmia e britanikes, nënë e 4 fëmijëve: Ja si më mashtroi shqiptari

Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët janë martuar apo lidhur me shtetase të huaja vetëm për dokumentet. Por ky rast është sa i ngjashëm aq edhe i ndryshëm me ato tipiket të “martesës për dokumente”. është një histori mashtrimi e një shqiptari me një britanike disa vite më të madhe në moshë. Historia e tyre e ngjashme me një telenovelë është rrëfyer prej vetë protagonistes, Melani Edwards.

Nëna e 4 fëmijëve thotë se Fisnik Ismaili “i shkatërroi jetën”, pasi u kap në doganën franceze me dy shqiptarë në bagazhin e makinës. Ajo thotë se kishtë rënë në dashuri me shqitparin që e kishte njohur në Facebook, i cili e përdori atë për t’u futur ilegalisht në Angli së bashku me kushëririn e tij dhe më pas e flaku tutje.

“Ai më shkatërroi jetën. Unë nuk jam kriminele. Jam thjesht pak e dobët dhe besoj shpejt tek njerëzit. Ka qenë e vështirë për mua. Shumë e vështirë”, thotë ajo.

Por edhe pasi e kishin kapur, gruaja i dërgoi 500 paund Fisnik Ismailit, sipas të dhënave të policisë. Pavarësisht kësaj gjyqtari e la të lirë me 240 orë punë për komunitetin dhe dënim me një vit burg, në rast përsëritjeje te veprës penale.

“Ai gjithmonë thoshte se më donte dhe unë e besova. Por kur e kapën dhe ishte jashtë Anglisë, më dërgoi disa herë të njëjtin mesazh: Mori fund!. Dukej sikur gjithçka kishte dashur prej meje ishte të fuste kushëririn e tij në Angli. Unë e di si ishte me vajzat. Ndoshta donte të njëjtën gjë nga ato. Kisha rënë në dashuri me të dhe do të bëja gjithçka për ta kënaqur. Miqtë dhe familja më thonin se ishte një “dru i shtrembër” por unë vazhdova gjithsesi. Doli se ata kishin të drejtë”.

“Mendova se do më dënonin me burg dhe bëra gati rrobat. I thashë Lamtumirë fëmijëve të mi. Ishte ndjenja më e keqe e jetës sime. Kur po qëndroja në bankën e të akuzuarve mendova “Kjo nuk mund të ndodhë. Është çmenduri. Unë nuk jam gangster. Jam një nënë. Thjeshtë u lidha me personin e gabuar”, rrëfen Melani për Mirror.

Melani ishte e martuar me Li, një ndërtues 40 vjeçar kur mori një kërkesë miqësie në Facebook nga Fisniku, në tetor të 2014. U intrigua në fillim dhe e pranoi ftesën. Të dy nisën të shkruheshin rregullisht në rrjetet sociale. Fisniku i tha se ishte 30 vjeç dhe këmbënguli që ata të takoheshin personalisht. Të dy lanë një takim në Londër në marsin e kaluar. “E pranova ta takoja në kafe. Ishte vendimi më i keq i jetës sime. Në fillim ishte i këndshëm. Rashë në dashuri me të. Ishte një xhentëllmen i vërtetë. Por pastaj nisi të ndryshojë dhe u bë shumë kontrollues”, thotë ajo në një dëshmi për “Mirror”.

Në fillim të lidhjes, Fisniku i tha se ai jetonte me dokumenta të rregullta në Angli. Pas disa muajsh i rrëfeu se ishte vetëm 23 vjeç dhe se kishte hyrë në Angli, i fshehur në një kamion. Melania dhe i dashuri i saj i ri takoheshin një herë në javë nëpër hotelet e Londrës ose në shtëpinë e saj, në Southend­on­Sea, Essex.

Në qershor u nisën për një udhëtim në Kale, në Francë. Fisnik Misini takoi në një lokal kushëririn e tij. Anglezja thotë se dy shqiptarët e detyruan që ajo t’i fshihte në bagazhin e makinës për t’u kthyer në Angli.

Arrestimin në doganën franceze, Melani Eduards e shpjegon kështu: “Fisniku nisi të bëntë si i fortë. Ai më tha: Duhet ta bësh për mua. Nëse jo, ti nuk më do. Doganierët më thanë të hap krahun menjëherë dhe i gjetën ata të dy. Ishte e tmerrshme. Po mendoja për fëmijët e mi. Të arrestohesha nga policia franceze ishte e frikshme për mua. Natën e kalova në qeli dhe familja ime ishte shumë e zhgënjyer me mua”, vijon ajo në dëshminë e saj.

Në fillim Melani i tha francezëve se dy emigrantët duhet të kenë hipur në makinën e saj, kur ajo ajo pinte kafe. Dy shqiptarët u mbajtën në Francë, por Fisniku arriti të kthehej përsëri në Angli, pak muaj më vonë.

Policia gjeti prova se Melani i kishte nisur para Fisnikut. Ai i kishte thënë se ishte sëmurë dhe kishte nevojë për një trajtim të veçantë.

Të hënën ajo e tregoi historinë e saj në sallën e gjyqit në Kanterberi. Aty u kuptua që dy të dashurit ishin ndarë, kur Melani kishte kuptuar se Fisniku e tradhëtonte. Ajo i kishte shkruar: Më paske shfrytëzuar vetëm për të futur kushëririn në Angli” dhe “Dua paratë sot, 800 paund”. Fisniku ishte përgjigjur: “Po të kaloj 500 në bankë”. Ajo i ishte përgjigjur duke folur për të dashurën e tij tjetër: “Dua pjesën tjetër të parave. Mos e përdor atë kurvën tënde të më shkruajë mua mesazhe herë tjetër”.

shqiptari

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Masturbimi largon stresin? Ja dobitë e tij

"The Independent" ju këshillon të masturboheni

Padroni i Elbasanit, kryebashkiaku Qazim Sejdini me prona në Jug

Padroni i Elbasanit, kryebashkiaku Qazim Sejdini me prona në Jug

Policia e Tiranës kërkon ndihmën tuaj! Është me pagesë

Policia e Tiranës kërkon ndihmën tuaj! Është me pagesë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com