Kryesore

Dëshirë për Kryeministër?Veliaj: Jam shumë pranë punës më të mirë në botë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 05/09/21 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për gazetaren franceze Salih Hadj-Dilani, e cila vizitoi Shqipërinë në muajin gusht. Ndërsa është ndalur në çështjet e turizmit në intervistën për Tourmag, (gazeta më e madhe e turizimit frankofon), Veliaj është pyetur gjithashtu nëse një ditë do të donte të ishte Kryeministër. Kryebashkiaku tha ndër të tjera se ai kishte qenë pjesë e kabinetit qeverisës, se Rama ishte miku i tij më i mirë dhe së rrënjët e tij janë në bashki.

“Unë fle dhe zgjohem me këtë mendim: që nëse je shumë i zënë duke menduar për një punë tjetër nuk mund te hedhësh rrënjë aty ku je, dhe kjo që po bëj tani janë rrënjët e mia”, tha ndër të tjera Veliaj.

I pyetur nga gazetarja se nëse ashtu si Rama që dikur ka qenë kryetar bashkie, edhe Veliaj do të jetë një ditë Kryeministër, Kryebashkiaku tha: “Kam qenë në fakt në kabinetin e tij, sepse jemi në një skuadër dhe është miku im më i mire. Isha Ministër i Çështjeve Sociale,  për pensionet, për agjencitë e punës, hapëm dosjet komuniste, një vendim që e morëm në ditën time të fundit në parlament. Por bënim shaka me Ramën duke i thënë përse vendos të rinjtë tek pensionet, sepse duhej një reformë e madhe tek pensionet. Ai thoshte: Vendos të rinjtë sepse ai do të mendojë për pensonin e tij.

Kam qene ministër dhe më ka pëlqyer, por vetëm sot pas 5 vitesh mund të shoh rezultatet e reformës së pensioneve, ndërsa kur je kryetar bashkie i sheh rezultatet e vendimeve, apo politikave dhe investimeve për një orë. Në këtë sens të kënaqësisë që merr nga puna, kur je kryetar bashkie je shumë pranë punës më të mirë në botë”.

Gazetarja: A do doje të jesh Kryeministër një ditë?

Veliaj: Jam shumë i lumtur që bëj këtë që bëj dhe ligji thotë se mund ta bëj këtë punë 3 herë dhe unë jam në mes të herës së dytë. Arsyeja pse e shmang këtë pyetje punë është se unë nuk mendoj që dikush mund të bëjë mirë një punë duke menduar një punë tjetër. Unë fle dhe zhgohem me këtë mendim, që nëse je shumë i zënë duke menduar për një punë tjetër nuk mund të hedhësh rrënjë aty ku je dhe kjo që po bëj tani janë rrënjët e mia.

Ndërkohë i pyetur lidhur me vendet që një turist mund të vizitojë apo ato që janë më të preferuarat nga të huajt në Tiranë, kryebashkiaku përmendi disa prej tyre: “Ka shumë njerëz që tërhiqen nga lufta e ftohtë e historisë së vendit. Edhe pse një anë e errët dhe jo shumë e këndshme ajo tregon se çfarë ka ndodhur në vend. Kemi qenë Korea e Veriut të Europës për më shumë se 50 vite. Mund të shihet shtëpia e gjetheve, të gjithë ishin të surverjuar, mund të shihen bunkerët. Regjimi paranojak mendonte gjithmonë se Franca, Britania apo SHBA do të sulmonin vendin me armë nukleare dhe investuan para të pafundme në këto bunkerë. Ka shumë njerëz që shohin turizmin religjoz, sepse kemi shumë pasuri religjoze në një vend të vogël dhe kjo është interesante. Por ka njerëz gjithmonë e më shumë që vijnë për ushqimin. Është si një lloj qendre e shkrijes së kuzhinës mesdhetare, turke, italiane, kontinentale, greke. Kuzhina shquptare mendohet se po bëhet kampione në zonë. Nëse jeton në Itali apo Francë, mund të hash si në Itali, por me çmim shumë më të lirë. Ka shumë njerëz që tashmë dhe me linjate lira të fluturimit vijnë për ushqimin”.

Kryebashkiaku foli gjithashtu edhe për aktivitetet që do të mbahen në kuadër të Tiranës, si Kryeqyteti Rinor Evropian I vitit 2022.

TourmaG.com – Tirana do të jetë Kryeqyteti Rinor Evropian në vitin 2022, mund të na thoni më shumë?

Erion Veliaj: “Absolutisht. Aktualisht jemi duke u përgatitur për këtë ngjarje e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Ne e dinim që do të ishim Kryeqyteti Rinor Evropian në vitin 2019, viti kur Amiens po përgatitej të ishte Kryeqyteti Rinor Evropian në vitin 2020 dhe sapo mësuam lajmin në prani të Emmanuel Macron i cili është nga Amiens.

Por, për fat të keq për shkak të covid, Amiens ishte në gjendje të mbante vetëm një aktivitet live, të gjitha ngjarjet e tjera u zhvilluan në internet …

Pra, në realitet Tirana do të jetë gjithashtu kryeqyteti i parë rinor që do të jetë në gjendje të organizojë ngjarje në natyrë që nga fillimi i Covid pasi situata është kthyer në normale këtu, që do të thotë se ne do të mirëpresim mijëra të rinj nga e gjithë Evropa. ”

Gjatë intervistës Veliaj preku gjithashtu edhe investimin që po bëhet me piramidën, I pyetur nga gazetarja lidhur me projektet në Tiranë.

“Kemi folur për një stadium atletike, po punojmë aktualisht për Piramidën e Tiranës e ndërtuar si një mazoleum për  Hoxhën. Por në kohën që ai vdiq nuk mund ta mbanin gjatë sepse nuk kishte frigoriferë dhe elektricitet të pandërprerë. I bënë një varrim dhe piramida u u kthye në muzeum. Por me ndryshimet ne vitet 90 , kumunizmi ra dhe atëherë u kthye në një disko.  Më pas u bë një vend ekspozimi apo panairesh për librin. Gjatë luftës së Kosovës u bënë zyrat e NATOS . Më pas për një kohë të gjatë ka qenë një debat i gjatë në Tiranë se çfarë duhej bëhej me të. Disa njerëz mendonin se duhej të rrëzohej sepse ishte diçka komuniste, por është pirmaida e Tiranës, pas Kajros kush ka një tjetër piramidë ? Besoj Luvri. Tashmë po bëhet shkolla më e madhe e IT në rajon. Është një projekt i madh  Kur të hapet do të jenë 5000 fëmijë që do të mësojnë kodimin, animacion, mekatronik, robotikë”, tha Veliaj./Opinion.al

Intervista e plote 

Pas