Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Derisa të çlirohet Ukraina”, BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë

2023/02/25 at 3:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Putin vuan nga Parkinsoni dhe kanceri”

Bashkimi Evropian është zotuar se do të rrisë presionin ndaj Moskës “derisa të çlirohet Ukraina”, teksa ka miratuar pakon e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Pakoja e sanksioneve është miratuar të shtunën, një ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të luftës.

“I kemi zgjeruar sanksionet më shumë se kurrë – duke prekur arsenalin e luftës së Rusisë dhe duke rënduar në ekonominë e saj”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter, duke shtuar se blloku evropian është duke rritur presionin ndaj atyre që tentojnë të anashkalojnë sanksionet e BE-së.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka paralajmëruar se blloku evropian do të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë – dhe do ta bëjmë këtë për aq sa të ketë nevojë, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Borell ka thënë se sanksionet e fundit kanë goditur sektorin bankar, qasjen e Moskës në teknologji që mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake dhe në teknologjinë e avancuar.

Në paketën e re përfshihen sistemet e armatimit, përfshirë dronët, raketat, helikopterët dhe kamerat termike në listën e eksporteve të ndaluara.

Në listë janë shtuar edhe 96 subjekte që mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus, përfshirë edhe shtatë kompani iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë për Moskën.

Kufizimet tjera janë vënë në importin e produkteve që gjenerojnë të hyra për Rusinë, përfshirë asfaltin dhe gomën sintetike.

Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së do të duhet të miratojnë këto sanksione, ashtu që të zbatohen.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë të shtunën se ushtria ka zmbrapsur 70 sulme të ushtrisë ruse në drejtim të qyteteve ukrainase, Kupiansk, Liman, Bahmut dhe Avdivka në lindje.

Më 25 shkurt, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e fundit se Rusia duket se ka mbetur me sasi të vogla të dronëve iranianë dhe mëton të furnizohet me ta.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Etiketa: berusisanksione

Ju sugjerojmë

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
Aktualitet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

20 Korrik, 2025 10:46 am
Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia
Aktualitet

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia

20 Korrik, 2025 10:34 am
Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim
Aktualitet

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim

20 Korrik, 2025 10:24 am
Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite
Bota

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

20 Korrik, 2025 10:03 am
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Aktualitet

Sarandë/ Motori përplaset me ‘Smart-in’, pëson dëmtime në kokë 22 vjeçari

20 Korrik, 2025 9:50 am
“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
Aktualitet

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

20 Korrik, 2025 9:34 am
Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..
Aktualitet

Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..

20 Korrik, 2025 9:21 am
“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’
Aktualitet

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’

20 Korrik, 2025 8:56 am
Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur
Bota

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur

20 Korrik, 2025 8:44 am
Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..
Aktualitet

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..

20 Korrik, 2025 8:37 am
Para
Të shtëna me armë në Kosovë, dy të plagosur, një prej tyre një 11-vjeçar

Aksident në rrugën Krumë –Kukës, humb jetën një person

Rusia i bllokon Polonisë furnizimin me naftë

Rusia i bllokon Polonisë furnizimin me naftë

Koreja e Veriut/Prindërit që i lejojnë fëmijët të shohin filma të huaj do dënohen me burg

Koreja e Veriut/Prindërit që i lejojnë fëmijët të shohin filma të huaj do dënohen me burg

TE FUNDIT

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
20 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video me pamje mahnitëse nga Kelmendi, një prej zonave më piktoreske...

Lexo më shumë

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia
20 Korrik, 2025

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe toke në zonën e mbrojtur të Drilonit, për të cilën pretendonte pronësinë, Policia e...

Lexo më shumë

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim
20 Korrik, 2025

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike në Durrës. Konkretisht policia finalizoi operacionin...

Lexo më shumë

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite
20 Korrik, 2025

Alwaleed bin Khaled bin Talal Al Saud, princi saudit, i njohur ndërkombëtarisht si “Princi i fjetur”, është ndarë nga jeta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com