Sport

Deri tani pa përgjigje, FSHF-ja tjetër letër qeverisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 04/05/20 |
el ida

Pas shkresës së parë të datës 28 prill që sipas FSHF ka mbetur pa përgjigje, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Sportit dhe kryeministrit Edi Rama ku i kërkon implementimin e protokollit sanitar për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit, në mënyrë që kampionati të rinisë.

Në letër thuhet se protokolli është përgatitur pas konsultimeve me ekspertë të FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

“Përmes kësaj shkrese iu kërkojmë një grup punë të përbashkët për implimentimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe si dhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare”, lexohet në letrën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjithashtu, FSHF kërkon nga qeveria krijimin e një grupi të përbashkët për respektimin e këtij protokolli./Opinion.al

Pas