Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Deri në vitin 2030 Tirana me autobusë elektrikë”,Veliaj:Pse s’mund të kemi metro

2022/04/20 at 12:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Deri në vitin 2030 Tirana me autobusë elektrikë”,Veliaj:Pse s’mund të kemi metro

Ditën e sotme Bashkia e Tiranës ka prezantuar flotën e gjelbër të autobusëve elektrikë, të cilët do të jenë pjesë e transportit publik në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ,u shpreh sot se objektivi i Bashkisë së Tiranës është që në vitin 2030, 100% e flotës së autobusëve të jetë elektrike.

Përveç transportit urban, tha Veliaj, sot kemi mbi 15 kompani të taksive elektrike në Tiranë, të cilat përbëjnë 50% të flotës së totalit të taksive që qarkullojnë në kryeqytet. Kjo do të thotë se taksitë elektrike janë më ekonomike për qytetarët, pasi përdorin energjinë elektrike të subvencionuar nga qeveria, çka bën që udhëtimi të jetë më i lirë se taksitë normale.

“Plani ynë është që brenda 2030-ës, flotën e autobusëve ta kemi 100% elektrike. Të njëjtën gjë po bëjmë dhe me mjetet që përdorin institucionet e Bashkisë së Tiranës. Kemi filluar me Policinë e Shtetit, jam i sigurt se edhe qeveria do të investojë që çdo blerje e ardhshme e mjeteve të jenë mjete elektrike. Sot Tirana është një nga kryeqytetet me më shumë taksi elektrike në rajon. E gjithë flota e mjeteve të Policisë Bashkiake është elektrike. Nëse vazhdojmë me këtë rritje dhe me përgjigjen pozitive të tregut, me uljen e TVSH-së për mjetet elektrike dhe akses të menjëhershëm në transport me taksi, besoj se nuk do të jetë e largët dita kur Tirana të jetë realisht qyteti ku udhëtohet vetëm me transport elektrik”, nënvizoi Veliaj.

Më tej kreu i Bashkisë së Tiranës tha se çmimi i biletës së transportit në Tiranë është më i ulti në rajon dhe siguroi qytetarët se do të vijojë të jetë i pandryshueshëm.

Ndër të tjera Veliaj theksoi se Tirana nuk mund të ketë një Tram apo metro për shkak të kostove të larta të ndërtimit.

“Ne kemi bërë një skaner të gjithë tregut. Në të gjitha rajonin çmimi i autobusit është më i ulëti. Në Tiranë çmimi i biletës së urbanit është 40 lekë, në Prishtinë 50 cent. Kush del proteston që u rrit çmimi i autobusit, sa ka zbrit nga makina dhe gënjen. Bashkia filloi që përpara krizës së naftës për të subvencionuar shërbimin, pas krizës së naftës ështe dhe qeveria që subvencionin çmimin e karburantit për kompanitë. Së bashku me projektin e GIZ ne duam të kthejmë tre linja të Tiranës të autobusit, linjën Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe e Tiranën e Re me korsi të dedikuara, për të funksionuar si tram ose metro por me rrota. Ka shumë njerëz që thonë pse nuk bëjmë një Tram, ose një metro. Së pari se nuk gënjejmë për fushatë. E dyta është “llogari Olimbi”. Shumë vende të Ballkanit përballojnë metronë vetëm fal subvencione pasi janë vende të Bashkimit Evropian. Një kilometër metro kërkon 300 milionë euro nëse bëhet nga një kompani europiane dhe 250 milionë euro nëse bëhet nga një kompani kineze. Janë buxhete të papërballueshme për stadin ku ndodhet Shqipëria. Kështu sa të japim iluzionëe për gjëra që sna i mban xhepi deri sa të hyjmë në BE dhe si përballojmë duhet të gjejmë zgjidhje alternative.”, tha Veliaj./Opinion.al

Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Video/“Mi jep lekët mbrapsht”, kambistja kap mat të riun: Ke sjell para false

Video/“Mi jep lekët mbrapsht”, kambistja kap mat të riun: Ke sjell para false

Rama:Këshillimi Kombëtar mbyllet me rezultat pozitiv, ja sa ishte pjesëmarrja

Rama: Më 30 prill mbyllen sportelet me dokumenta, i japim një shqelm korrupsionit

Maqedonia e Veriut heq të gjitha masat anti-Covid për shqiptarët

Maqedonia e Veriut heq të gjitha masat anti-Covid për shqiptarët

TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com