KQZ ka përditësuar të dhënat e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 13:00. Mësohet se kanë votuar deri në këtë orë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total.
Deri tani kanë votuar 440.370 votues, nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2021 deri në orën 13 kishin votuar rreth 32% e qytetarëve në të gjitha qendrat e votimit, pra pjesmarrja deri tani rezulton me e ulët.