Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?

2016/04/29 at 7:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?

Pas propozimit të kryetarit të Parlamentit turk, që të bëhet ndryshimi i Kushtetutës dhe të futet feja në të, është hapur një debat i gjerë në Turqi. Kjo i ka thelluar përçarjet në këtë vend.


“Në ndarjen e shtetit nga feja ndikojnë dy parime”, mendon studiuesja e fesë islame, Kathrin Eith nga Universiteti në Halle/Gjermani. “Feja islame me elementet sunite është përkufizuar si një lloj feje shtetërore dhe Sharia, e drejta e fesë islame, e cila përcakton anët e drejtësisë.”

Kryetari i Parlamentit Kahraman, në një konferencë në Stamboll, ka kërkuar një reformë kushtetuese: “Ne jemi vend mysliman. Ndaj duhet të kemi një Kushtetutë fetare”. Me këtë deklaratë ai i ka shokuar kemalistët në vend, të cilët duan të kenë një shtet laik. Në preambulën e Kushtetutës thuhet: “Ndjenjat e shenjta fetare nuk lejohet të luajnë asnjë rol në çështjet e shtetit dhe në politikë”. Ky është një prej parimeve të Republikës së krijuar në kohën e Kemal Ataturkut në vitin 1923.

turqi

Shteti i ri turk ka zbatuar në mënyrë strikte parimet e shtetit në vitet 1930 dhe 1940. Udhëtimet në Mekë dhe mësimi i fesë në shkolla ishin të ndaluara, sikurse edhe shamia e kokës në vendet publike. Në Turqi ende vlen ndarja strikte e shtetit nga feja dhe ky konsiderohet si një parim i paprekshëm.

Islamizmi në vend të sekularizmit?

Karahman mendon se tani ka ardhur koha për futjen e fesë islame në politikë. Pas fitores së shumicës absolute nga AKP-ja në zgjedhjet e kaluara parlamentare, në nëntor të vitit të kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe ithtarët e tij kërkojnë reformën e Kushtetutës, transmeton express.

Këto propozime i ka kritikuar ashpër lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu: “Sekularizmi është një parim i paqës”, shkruan skryetari i partisë së qendrës së majtë, CHP, në Twitter. “Nuk do të na befasonte sikur ata, që nuk duan paqë, ta shkelin këtë parim.”

Kahraman ka hasur në kritika edhe brenda partisë së tij. Drejtori i Komisionit Kushtetues nga radhët e AKP-së, Mustafa Sentop, tha se sekularizmi duhet të mbetet si parim kryesor. “Kryetari i Parlamentit është i pavarur. Ai po flet në emër të tij dhe jo në emër të partisë.”

turqia e re

Rruga drejt një “Turqie të re”

Një pallat presidencial, më pak alkool, më shumë shami koke në vendet publike – feja islame duket se është kthyer heshturazi në jetën publike në Turqi. Ndërsa tani kërkohet çimentimi i saj në Kushtetutë?

“Shumë zgjedhës të AKP-së janë të mendimit se shteti duhet ta respektojë fenë e qytetarëve të vet”, mendon Hans-Georg Fleck. “Kur Karahman thotë se Turqia ka një popullatë fetare dhe kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kjo me siguri që nuk është gabim. Por kjo nuk do të thotë se duhet të rrënohen bazat e shtetit kemalist.

“Përçarje të thella në shoqëri”

Tendencat e islamizimit ekzistojnë edhe në shoqëri. Ajo që ka filluar ngadalë në vitin 2012, me shfuqizimin gradualisht të ndalimit të shamisë së kokës për studente, deputete dhe avokate, është vazhduar me rregullat më të ashpra për përdorimin e alkoolit dhe cigareve, ndërtimin e xhamive dhe ngritjen e shkollave të Kuranit.

Kathrin Eith mendon se këto zhvillime sjellin shumë rreziqe. Turqia mbase nuk do të bëhet kurrë një republikë islamike si Irani, por kjo mund të thellojë polarizimet në shoqëri: “Unë shoh një thellim të përçarjeve në shoqëri, në pjesët e orientuara ndaj Perëndimit dhe atayreqë kërkojnë aplikimin e jetesës sipas tradiatave fetare islame.”

 



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

16 Shtator, 2025 10:26 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Auto-Skicë
Politikë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

16 Shtator, 2025 10:06 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
Bota

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

16 Shtator, 2025 9:25 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Politikë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

16 Shtator, 2025 8:45 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

16 Shtator, 2025 8:42 am
Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE
Aktualitet

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

16 Shtator, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin

16 Shtator, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Shtator, 2025 8:20 am
Para
Foto-mbreslënëse/ Modele të viteve ’40-’50

Foto-mbreslënëse/ Modele të viteve '40-'50

Kujt duan t’i mbyllin gojën?

Kujt duan t’i mbyllin gojën?

Foto/ Në këtë qytet nxënësit shkojnë në shkollë vetëm me biçikleta

Foto/ Në këtë qytet nxënësit shkojnë në shkollë vetëm me biçikleta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Shtator, 2025

Donald Trump paralajmëroi Hamasin disa orë më parë që të mos përdorë pengjet izraelite për të penguar ofensivën tokësore të...

Lexo më shumë

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
16 Shtator, 2025

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bërë të ditur në seancën e sotme parlamentare emrat e deputetëve që do të...

Lexo më shumë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

Auto-Skicë
16 Shtator, 2025

Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel tha se ecuria e...

Lexo më shumë

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shënuar një rekod me hapjen e 5 grupkapitujve në 11 muaj, ndërsa sot...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com