Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti, i cili sillte emigrant të paligjshëm në Britani.
Ndalimi i 39-vjeçarit shqiptar, Vladimir Tollumi, u realizua pas një operacioni të zonën e Doverit të nisur që në muajin maj, ku policia ndaloi një furgon brenda të cilit u gjetën të fshehur në kuti kartoni 4 emigrantë të paligjshëm shqiptar.
Ky furgon udhëtonte nga Frankfurti dhe kishte për destinacion Derbyn, ndaloi në Calais dhe më pas kaloi kanalin që të çon në Britaninë e Madhe. Sipas hetimeve rezultoi se emigrantët kishin paguar vlerën e 700 eurove secili për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Sipas policisë britanike, Tollumi do të vuajë dënimin prej 20 muajsh në Britani, lidhur me veprën penale të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, ndërkohë që më pas do të ekstradohet në Shqipëri.
Ai dyshohet se bashkëpunonte edhe me 3 persona të tjerë, të cilët ende nuk kanë rënë në prangat e policisë./Opinion.al/